Rama: Investimin nuk e përcaktojnë protestat, edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorë të Zvërnecit, ku u ndal në çështjet e zhvillimit, investimeve dhe pronësisë në zonë.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorë të Zvërnecit, ku u ndal në çështjet e zhvillimit, investimeve dhe pronësisë në zonë.

Duke iu përgjigjur një qytetari që kërkoi të mos largohen investitorët nga zona, Rama u shpreh se prioritet duhet të jetë pastërtia dhe menaxhimi i mbetjeve, duke theksuar rolin e bizneseve në këtë drejtim.

“Mbani pastër zonën tuaj, sepse problemi më i madh në gjithë këtë territor janë bizneset sa i përket pastërtisë, sepse sasinë më të madhe të mbeturinave e prodhojnë bizneset, hotelet, restorantet. Kjo është kryesorja”, u shpreh ai.

Ai shtoi se çështjet e investimeve nuk përcaktohen nga protestat apo grupet që dalin në rrugë, por nga vendimmarrja institucionale dhe proceset demokratike.

“Nuk e përcaktojnë ata që dalin në rrugë dhe thonë ‘do vendosim ne, se ne jemi populli’. Si populli? Po ata që votojnë çfarë janë? Nuk janë populli ata? Jo 5 mijë veta, po 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë. Sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe me PS-në”, deklaroi Rama.

Kryeministri solli si shembull zhvillimin e Tivatit në Mal të Zi falë projektit të Porto Montenegro-s, duke e cilësuar si një rast transformimi përmes investimeve turistike.

“Tivati ka qenë vendi më i pazhvilluar i Malit të Zi, një bazë e vjetër ushtarake e Jugosllavisë, me 10 mijë banorë dhe pa turistë. Papunësia ishte e lartë dhe rinia largohej. Fati që duhej ta kishte kapur Shqipëria, ishte një investitor i madh kanadez, por ai u trajtua në mënyrë skandaloze dhe u largua”, tha ai.

Rama shtoi se në Mal të Zi zhvillimi i turizmit ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të turistëve dhe të të ardhurave, duke transformuar ekonominë lokale.

“Sot Tivati ka rreth 5 milionë turistë në vit dhe është një nga zonat që kontribuon më shumë në taksat e Malit të Zi. Çmimi i pronës ka shkuar nga 400 euro për metër katror, në 12 mijë euro në Porto Montenegro dhe deri në 4 mijë euro në zona të tjera”, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se një zhvillim i tillë ndikon drejtpërdrejt edhe në ekonominë e komuniteteve përreth, përfshirë bizneset e vogla, shërbimet dhe sektorin bujqësor.

Sipas tij, turizmi sjell një zinxhir ekonomik të gjerë, ku përfitimet shpërndahen në gjithë territorin.

Rama u ndal edhe te debati për punëtorët e huaj, duke theksuar se mungesa e fuqisë punëtore është një fenomen rajonal dhe europian.

“Fenomeni i punëtorëve që vijën nga jashtë është fenomen i përgjithshëm në Greqi, Itali, në Filipine janë në radhë të gjitha shtetet e Evropës për të marrë punëtorë. Edhe ne atje jemi në radhë se ka nevojë për krahë pune”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se investimi në Zvërnec nuk përfshin vetëm hotele dhe vila, por edhe spital dhe shkollë turizmi.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…