Rama: Verifikimi i transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec zhvillim pozitiv, përgjigje pretendimeve për pronësinë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve për blerjen e tokës në Zvërnec dhe çlirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronarë.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve për blerjen e tokës në Zvërnec dhe çlirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronarë.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Rama e konsideroi këtë një zhvillim shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kryeministri e konsideroi po ashtu shumë pozitive që SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë tek shitësi për të cilin ka një proces hetimor.

“Kjo në këndvështrimin tim është shumë pozitive edhe për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut”, shtoi Rama.

Ndaj sipas tij, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i jap fund çdo spekulimi, manipulimi dhe pretendimi që nuk është i bazuar në ligj.

“Në rast se shitësi ka një origjinë legjitime të pronës do të marrë paratë. Nëse nuk e ka, paratë do t’i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe do të përdoren për cilindo që do të pretendojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar. Kështu që këtu merr fund çdo lloj shqetësimi i atyre që janë pretendentë të sinqertë të pronës dhe çdokush tjetër që shfaqet si pretendent me Shqipërinë e shqiptarëve në gojë dhe me kurdisjen e duarve të tjera nga mbrapa mund të vazhdojë të shfaqet por nuk është më problemi ynë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…