Rama: I gatshëm të dialogoj me qytetarët jo me protestues të kurdisur, përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një komunikim me mediat, pas mbledhjes së qeverisë, se kërkesat për dorëheqjen e tij nga protestuesit nuk sjellin, sipas tij, asgjë të re në skenën politike, duke i cilësuar ato si pjesë e një “filmi të vjetër”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një komunikim me mediat, pas mbledhjes së qeverisë, se kërkesat për dorëheqjen e tij nga protestuesit nuk sjellin, sipas tij, asgjë të re në skenën politike, duke i cilësuar ato si pjesë e një “filmi të vjetër”.

Në përgjigje të pyetjeve për protestat, Rama u shpreh se nuk synon të dialogojë me ata që, sipas tij, janë të “kurdisur dhe të çoroditur”, por vetëm me qytetarët që e kanë votuar.

“Le t’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, sepse tani këtu nuk ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe të çoroditur. Kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua, disa prej tyre që më kanë shkruar edhe nga protesta e parë. Kam respekt për ta dhe me ta jam gati të bisedoj në çdo kohë, sepse ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri të një filmi shumë të vjetër”, tha rama.

Kryeministri theksoi se, sipas tij, nuk ka asnjë lëvizje nga pozicioni i tij politik dhe mandatit që i është dhënë nga qytetarët.

“Kështu që ai film duhet t’iu tregojë të gjithëve se asgjë nuk më lëviz mua nga “istikami” ku më kanë vendosur shqiptarët. Dhe kush flet në emër të shqiptarëve duhet të mos harrojë se unë përfaqësoj dhe mishëroj vullnetin e të paktën mbi 800.000 shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta”, tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu se është i gatshëm të dialogojë me qytetarët që, sipas tij, ngrenë shqetësime për çështjet mjedisore.

“Kush flet pastaj në emër të ndjenjave të vërteta për atë që mund të ndodhë me mjedisin, për mënyrën si mund të mbrohet apo rrezikohet mjedisi, është i mirëpritur të bisedojë me mua dhe me ne”, u shpreh Rama.

Rama komentoi edhe protestuesit që e kanë ofenduar duke i krahasuar me protestuesit e “Agimit të Artë” në Greqi.

“Ata që vijnë me librin e shtëpisë time poshtë dritares këtu, dhe te selia e PS-së, dhe vijnë vërdallë në rrugë si çakejt e “Agimit të Artë” në Greqi, që ulërinin “Greqia është e grekëve”, ata janë subjekt vetëm për Zotin. Dhe Zoti i faltë, ata nuk dinë çfarë bëjnë; nuk janë fare subjekt për mua”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…