Rama: Ende nuk ka projekt për investimin në Zvërnec, do të bëjmë transparencë të plotë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse projekti në Zvërnec do të realizohet, Shqipëria do të ketë një nga destinacionet më spektakolare të gjithë Mesdheut.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse projekti në Zvërnec do të realizohet, Shqipëria do të ketë një nga destinacionet më spektakolare të gjithë Mesdheut.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi investimin në Zvërnec.

Së pari kryeministri theksoi se ky është një investim privat për të cilin nuk ka projekt akoma.

“Investimi ka nisur mbi bazën e një marrëdhënie private mes entitetesh private dhe kontrata private në Shqipëri bëhen shumë dhe privatët nuk janë të detyruar të më japin llogari as mua as ju kur shkojnë e negociojnë për të blerë një tokë, apo kur fillojnë të punojnë për një projekt”, tha Rama.

Transparenca, sipas tij, fillon kur projekti futet në fazën për t’u miratuar dhe pasi miratohet.

“Për sa i takon qeverisë ju nuk keni absolutisht asnjë transparencë për të kërkuar lidhur me këtë projekt, sepse nuk kemi projekt por kemi proces të brendshëm ndërveprimi institucional mes të interesuarve dhe strukturave tona. Ashtu siç bëjmë me të gjithë zhvilluesit e kësaj Republike është bërë edhe më këta zhvillues duke vendosur kushte dhe standarde. Çfarë transparence duhet të bëjë qeveria në këtë rast?”, tha Rama.

Ndërsa media, sipas tij, ka plotësisht të drejtë që të pyesë dhe të marrë përgjigje dhe jo t’i thotë publikut gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.

“Nuk duhet të hidhet hije dhe baltë me investitorë që disa nga ata që luftojnë kundër kësaj do të donin t’i kishin për vete. Porto Montenegro që bëri fatin e Malit të Zi do të ndërtohej këtu, do të ishte Porto of Durazzo. Investitori kanadez ka qenë këtu, i ka rënë këtyre dyerve dhe ka ikur sepse nuk ka gjetur dashamirësi por ka gjetur berberë me gërshërë në dorë për të prerë biletat dhe shkoi ndërtoi atje”, shtoi Rama.

Ndaj kryeministri theksoi se mikpritja ndaj investitorëve duhet të jetë shqetësim i të gjithëve.

“Ata janë ‘preja’ për të cilën luftojnë të gjitha vendet, si të marrin më shumë investitorë, si të krijojnë më shumë lehtësi. Klima e biznesit është problemi kryesor që kanë të gjitha vendet. Si u bëka kjo punë me baltë dhe me hile, me pabesi dhe gënjeshtra? Nuk bëhet”, shtoi Rama.

Rama sqaroi se aktualisht nuk bëhet fjalë për investime strategjike pasi nuk ka ende një kërkesë të tillë.

“Mbase sepse ata nuk kanë nevojë fare për incentivat tona. Do të sjellin 4 miliardë euro në Shqipëri. Me ato 4 miliardë euro do të bëhet një Shqipëri më e mirë. Ndaj transparencën ta bëjmë të plotë. Ky projekt ka dy vjet që është publikuar dhe e kam thënë më shumë se një herë: Sazani është një projekt që lidhet me tokë publike, aty kemi si shtet detyrat tona. Ky është projekt privat. Kur të vijë te ne për të marrë miratim do të bëhet publik. Nëse do ta realizojmë ashtu siç unë besoj se do ta realizojmë, të gjithë ju do të jeni shumë krenar si shqiptar kur të thoni që Shqipëria ka një nga destinacionet më spektakolare të gjithë Mesdheut. Kjo është ambicia”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…