Peleshi në Estoni: Mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në vendet balltike, ku u prit në takime nga Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis, dhe Presidenti i Parlamentit estonez, Lauri Hussar.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në vendet balltike, ku u prit në takime nga Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis, dhe Presidenti i Parlamentit estonez, Lauri Hussar.

Në të dy takimet u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Estonisë, të mbështetura në vlera të përbashkëta demokratike, orientimin euroatlantik dhe angazhimin për paqen, sigurinë dhe unitetin europian.

Gjithashtu u theksua forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, në kuadër të Bashkimit Europian, NATO-s dhe organizatave të tjera shumëpalëshe.

Gjatë takimit me Presidentin Alar Karis, Peleshi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ai theksoi se Shqipëria është vendi kandidat me ritmin më të shpejtë të avancimit sipas metodologjisë së re të zgjerimit, duke hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave brenda vetëm 13 muajsh, si rezultat i reformave të thella në drejtësi, administratë publike, qeverisje demokratike, ekonomi dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Peleshi nënvizoi objektivin kombëtar për mbylljen e kapitujve më pak kompleks gjatë vitit 2026, përfundimin e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Presidenti Alar Karis rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Estonisë për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se zgjerimi i BE-së në rajon përbën një investim strategjik për stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të Europës.

Ai vlerësoi marrëdhëniet e afërta mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Presidenti estonez theksoi gjithashtu se mbështetja e Estonisë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian do të vazhdojë.

Një vend të rëndësishëm në bisedime zuri transformimi digjital dhe siguria kibernetike.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vlerësoi përvojën e Estonisë si një model europian të suksesshëm në harmonizimin e qeverisjes së mirë me efikasitetin dhe integritetin e shërbimeve publike, duke shprehur interesin e Shqipërisë për zgjerimin e bashkëpunimit në këto fusha.

Peleshi u takua gjithashtu me homologun e tij estonez, Lauri Hussar, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve mes komisioneve parlamentare, administratave të kuvendeve dhe grupeve të miqësisë.

Të dy kryetarët vlerësuan rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një instrument i rëndësishëm për afrimin e mëtejshëm të dy vendeve dhe mbështetjen e proceseve reformuese.

Kryeparlamentari Lauri Hussar vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Estonisë, duke nënvizuar se dy vendet janë partnerë dhe aleatë të afërt, të lidhur nga vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhimi për sigurinë europiane.

Ai rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Estonisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke theksuar se zgjerimi mbetet një prioritet strategjik për BE-në në kushtet e sfidave të sotme gjeopolitike.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor është një investim për një Europë më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të bashkuar.

Hussar vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë potencial të zhvillohen edhe më tej, veçanërisht në fushat e ekonomisë, kulturës dhe turizmit.

Në të dy takimet u diskutua gjerësisht për zhvillimet e sigurisë në Europë, mbështetjen për Ukrainën dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti. Palët ndanë të njëjtin qëndrim për mbështetjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës së Ukrainës për vetëmbrojtje.

Presidenti Alar Karis theksoi se duke mbështetur Ukrainën, vendet demokratike përmbushin detyrën e tyre në mbrojtje të lirisë dhe paqes.

Peleshi informoi gjatë takimit se Shqipëria do të bashkëorganizojë gjatë muajit qershor, së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Takimin Ministror në formatin “Ukraina – Europa Juglindore”, si një dëshmi konkrete e angazhimit për mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e sigurisë europiane.

Po ashtu, palët riafirmuan vizionin e përbashkët mbi sigurinë europiane, kohezionin e NATO-s, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Alar Karis dhe Kryeparlamentari Hussar vlerësuan kontributin e Shqipërisë në NATO dhe praninë e forcave shqiptare në rajonin baltik, ndërsa Peleshi theksoi se Samiti i NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027 do të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për Aleancën në tërësi.

Gjatë takimeve u diskutua gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, turizmit dhe diplomacisë së butë, si fusha që afrojnë edhe më shumë dy vendet dhe dy popujt tanë.

Gjatë vizitës në Parlamentin estonez, Peleshi u takua edhe me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE-së, Peeter Tali, si dhe anëtarë të komisionit. Bisedimet u përqendruan në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, progresin e arritur dhe perspektivën e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Në këtë vizitë zyrtare në Republikën e Estonisë, Kryetari i Kuvendit shoqërohet nga delegacioni parlamentar i përbërë nga deputetët: Ilirjan Pendavinji, Onid Bejleri, Besart Xhaferi dhe Klodiana Capja.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi në Estoni: Mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi në Estoni: Mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në…