Rama për protestën: Nuk ka ende projekt për Zvërnecin, qytetarët po manipulohen

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale për protestën e organizuar në Tiranë nga shoqëria civile, ku u kërkua anullimi i projektit të Zvërnecit.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale për protestën e organizuar në Tiranë nga shoqëria civile, ku u kërkua anullimi i projektit të Zvërnecit.

Rama tha se nuk ka projekt për Zvërnecin që të mund të anullohet, pasi ai po punohet nga pesë studio ndër më prestigjiozet në botë.

Kreu i qeverisë tha se, “së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky”.

Sipas Ramës, qytetarët po manipulohen.

“Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar. Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni? Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrësesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre! Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigant Power Holding – pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës!”, shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Të anulloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot? Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt? E dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjiozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni), Bjarke Ingels (Danimarkë), Jean Nouvel (Francë), Emre Arolat (Turqi), K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik.

Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky. Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar. Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni? Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrësesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre! Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigant Power Holding – pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës!

Klikoni http://powerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Power Holding! Klikoni, klikoni. Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar…

Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtra.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…