Rama: Investim 4 miliardë euro në Zvërnec, kontroll strikt i parave të përdorura për blerjen e terrenit

Kryeministri Edi Rama, tha sot se nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për ta bërë Shqipërinë një destinacion të rëndësishëm në turizmin global duke iu referuar investimit në Zvërnec


Kryeministri Edi Rama, tha sot se nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për ta bërë Shqipërinë një destinacion të rëndësishëm në turizmin global duke iu referuar investimit në Zvërnec për të cilin pati reagime nga ambientalistët dhe shoqatat e shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë tha se nëse Shqipëria do t’u rikthehej politikave të së shkuarës, rrezikon të përsërisë modele zhvillimi si ai në Golem.

Sipas tij, vendi duhet të synojë të hyjë në “ligën e kampionëve të turizmit global” përmes investimeve që tërheqin konsumatorë të nivelit të lartë.

“Për çfarë më duhet pushteti nëse nesër-pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që po përgatitet atje që bëhet copëtimi i radhës, Golemi i radhës. Do të shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta rikthyer Shqipërinë tek Golemi është e gjallë dhe gatshme po t’u bjerë prapë në dorë Shqipëria”, theksoi Rama.

“Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampioneve të turizmit global dhe të rri këtu në karrige dhe në pushtet duke bërë sikur udhëheq një vend që trembet nga sfidat e mëdha të investimeve të kësaj lige, në një vend që ka frikë të përballet me rritjen e vet. Nuk është më Shqipëria ku nuk afrohej më asnjë investitor, është Shqipëria ku të gjithë investitorët duan të vijnë. Është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Duhet të hyjmë tani në elitën e turizmit global me investime që sjellin konsumatorë të nivelit të lartë që i lënë paratë këtu”, tha Rama.

Duke iu referuar projektit në Zvërnec, Rama theksoi se partnerë ndërkombëtarë janë bërë bashkë për të investuar rreth 4 miliardë euro.

Kryeministri theksoi gjithashtu se paratë e përdorura për blerjen e tokës janë verifikuar nga institucionet shqiptare kundër pastrimit të parave dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Një vend që nuk ka frikë nga një projekt i jashtëzakonshëm si ky, ku partnerë të jashtëzakonshëm, janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro. Jo si ndërtues që ndërtojnë shesin dhe ikin si ata që kanë ndërtuar pallate në Tiranë dhe pastaj ua kanë lënë banorëve që nuk marrin dot hipotekën”, tha Rama.

“Por si pronarë të terrenit të cilin e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë kundër pastrimit të parave dhe nga partnerët tanë ndërkombëtare që bashkëpunojnë me atë agjenci, një për një, euro për euro me bankë dhe jo nga Izraeli, që mund të ishte fare mirë dhe Izraeli, por nga Katari. Si mund të jem kundër jush dhe kundër vetes”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…