Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste reagoi sot lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës së Zvërnecit, ndërsa e konsideroi të neveritshëm aktin e tërheqjes zvarrë të njërit prej protestuesve.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste reagoi sot lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës së Zvërnecit, ndërsa e konsideroi të neveritshëm aktin e tërheqjes zvarrë të njërit prej protestuesve.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë të gjithë atyre që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër tij personalisht, pasi panë aktin e neveritshëm.

“Ju kam dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj se në vendin tuaj dhe unë po njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit”, tha Rama.

Sipas tij, është e tmerrshme që disa roje private sigurie në sytë e Policisë së Shtetit, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vetë.

“Ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj Polica të thoshte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private dhe në këtë mënyrë ta relativizonte dhunën. Ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar aty në vend ata që morën zvarrë protestuesin”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se i mirëkupton të gjithë ata që kanë reaguar dhe mbase duke pasur parasysh se çfarë ka bërë kur ishte në anën tjetër të barrikadës do të kishte bërë edhe më keq se ata.

“Do të kisha bërë edhe më keq se ju po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe shteti po ua fal të huajve. Madje kam vënë re se është përhapur gjithandej me shumë helm nga pas edhe legjenda se shteti po ia fal atë tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec”, vijoi Rama.

“Do të kisha bërë më keq po të më thoshin se aty janë futur disa rusë që në bashkëpunim me oligarkët shqiptar do të rrafshojnë zonën e mbrojtur dhe ndërtojnë pallate; po të më thoshin se ajo ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi nga mbrojtja për ta falur tek të huajt që do vijnë për të shkatërruar biodiversitetin e zonës; po të më thoshin se në vend të flamingove dhe breshkave të ujit aty do të pastrohen para të e zeza të mafias ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…