Hoxha takim me Haxhiun: Marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë më të konsoliduara se kurrë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në vizitën e tij të parë zyrtare sot në Kosovë, u prit në një takim nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në vizitën e tij të parë zyrtare sot në Kosovë, u prit në një takim nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë takimit, Hoxha i uroi Haxhiut suksese në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe rolin e rëndësishëm në garantimin e funksionimit normal të institucioneve dhe respektimit të standardeve demokratike.

“Bashkëndamë vlerësimin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë sot më të forta dhe më të konsoliduara se kurrë më parë, të mbështetura mbi partneritetin tonë strategjik, vizionin e përbashkët euroatlantik dhe lidhjet e pandashme mes dy vendeve tona”, theksoi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Hoxha dhe Haxhiu vlerësuan se mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës përfaqësojnë nivelin më të lartë të institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve.

“Ramë dakord mbi nevojën për ruajtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të këtij mekanizmi, si një instrument i rëndësishëm për afrimin e politikave, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e interesave tona të përbashkëta”, tha Hoxha.

Ministri Hoxha rikonfirmoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj të gjithanshme për Kosovën, përfshirë afirmimin dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë në mbështetje të Kosovës, sepse një Kosovë më e fortë, më e integruar dhe më e afirmuar ndërkombëtarisht është në interes të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të gjithë rajonit”, tha Hoxha.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…