Rama në Dibër: Bëmë realitet Rrugën e Arbrit, marrëveshja në parim që gjetëm ishte skandaloze

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot nga Dibra se pa Partinë Socialiste në krye nuk do të ishte realizuar Rruga e Arbërit.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot nga Dibra se pa Partinë Socialiste në krye nuk do të ishte realizuar Rruga e Arbërit.

Në një takim në Dibër me rastin e 35-vjetorit të PS-së, Rama u shpreh se “Rruga e Arbrit” aq herë sa premtohej nga qeveritë e mëparshme, po aq herë nuk bëhej.

“Ndërkohë që ne thamë që do ta bëjmë dhe ne e bëmë siç e thamë”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se kur PS ka ardhur në qeveri, ka gjetur një marrëveshje në parim të bërë nga qeveria e mëparshme për Rrugën e Arbrit me një shtet tjetër.

“Një marrëveshje tërësisht skandaloze për nga shtrenjtësia e veprës dhe për nga interesat që duhet të paguanin shqiptarët dhe plus rruga me pagesë. Unë mora vendim për ta prishur marrëveshjen dhe për ta ndërtuar vetë”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama theksoi se PS nuk e ka bërë rrugën e Arbrit për t’i marrë votat dibranëve.

“Ne e bëmë Rrugën e Arbrit sepse mungesa e asaj rruge ishte boshllëku më i madh mes një shteti dhe një pjese të popullsisë së vetë dhe ne nuk mund ta linim dot një pjesë të popullsisë të ndarë nga pjesa tjetër e republikës dhe të ndarë nga pjesa tjetër e popullit, aq më tepër një trevë si kjo që i ka dhënë kaq shumë jo vetëm historisë së Shqipërisë, por që i ka dhënë kaq shumë në çdo hap të gjithë rrugës së vështirë të ngritjes dhe transformimit të Shqipërisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Dibër: Bëmë realitet Rrugën e Arbrit, marrëveshja në parim që gjetëm ishte skandaloze

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot nga Dibra se pa Partinë Socialiste në krye nuk do…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia