Ristani: Projekti “Rrugët për Fëmijët” do të shtrihet në 40 shkolla në Tiranë

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektoi bllokun e rrugëve pranë shkollës “Gustav Mayer” dhe “Kopshtit 26”, pjesë e projektit “Rrugët për Fëmijët”, një nismë që synon kthimin e hapësirave publike në funksion të fëmijëve, prindërve dhe komunitetit


Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektoi bllokun e rrugëve pranë shkollës “Gustav Mayer” dhe “Kopshtit 26”, pjesë e projektit “Rrugët për Fëmijët”, një nismë që synon kthimin e hapësirave publike në funksion të fëmijëve, prindërve dhe komunitetit. Gjatë inspektimit, Ristani bëri të ditur se projekti, që po zbatohet nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Qendra Marrëdhënie, do të zgjerohet në 40 shkolla të tjera të kryeqytetit.

Sipas saj, aktualisht 20 shkolla dhe kopshte janë në proces zbatimi, ndërsa 20 të tjera ndodhen në fazën e projektimit, duke e kthyer këtë nismë në një investim afatgjatë për sigurinë e fëmijëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në lagje. Projekti synon krijimin e hapësirave më të sigurta pranë shkollave, ku qarkullimi i automjeteve reduktohet dhe rrugët transformohen në ambiente të përshtatshme për ecje, biçikleta dhe aktivitete komunitare.

Në fazën e parë të zbatimit, projekti parashikon krijimin e mbi 9 mijë metrave katrorë hapësirë për këmbësorë, rreth 200 metrave lineare ulëse të reja dhe mbrojtjen e drejtpërdrejtë të mbi 12 mijë nxënësve. Ristani theksoi se përfitimet e projektit nuk kufizohen vetëm te fëmijët, por shtrihen edhe te prindërit, banorët e zonës dhe bizneset lokale, duke i kthyer këto hapësira në pika takimi dhe socializimi për komunitetin.

Ajo nënvizoi se siguria e fëmijëve duhet të jetë prioritet në një qytet që po rritet me ritme të shpejta dhe ku numri i automjeteve është shtuar ndjeshëm, duke theksuar nevojën për rrugë që vendosin në qendër njeriun dhe jo makinën. “Çdo shkollë duhet të ketë një hyrje të sigurt. Çdo fëmijë duhet të shkojë në shkollë pa frikë. Çdo komunitet meriton hapësira publike më të mira”, u shpreh Ristani. Sipas saj, “Rrugët për Fëmijët” janë një investim për një Tiranë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më miqësore për qytetarët.

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…