Rama: Durrësi, drejt një transformimi modern të vijës bregdetare

Kryetari i PS-së, njëherazi kryeministri Edi Rama foli sot për projektet e transformimit të Plazhit të Durrësit, duke theksuar se zona që dikur ishte e ndikuar nga ndotja e ujërave të zeza është shndërruar në një hapësirë me zhvillim të vazhdueshëm urban dhe turistik.

Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Durrës, Rama tha se Plazhi i Durrësit ka kaluar një proces të thellë transformimi, ku është realizuar zgjerimi i vijës së rërës në rreth 80% të projektit, ndërsa pritet të vijojë edhe faza e dytë, e cila do ta zgjerojë vijën e plazhit me rreth 100 metra më shumë se më parë.

Kryeministri u shpreh se paralelisht me këtë ndërhyrje, në bashkëpunim me një prej studiove më të njohura ndërkombëtare të arkitekturës, është planifikuar edhe rigjenerimi i plotë i vijës bregdetare, përfshirë pyllëzimin e zonës, me synimin për të krijuar një hapësirë moderne dhe të qëndrueshme mjedisore.

“Janë dashur disa vite dhe do të duhen edhe disa vite të tjera, por zhvillimi në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë tregon se puna nuk është ndalur asnjë ditë. Nuk kemi bërë gjithçka në mënyrë perfekte, por kemi mësuar nga gabimet dhe kemi ecur përpara”, u shpreh Rama.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria është sot më afër integrimit në Bashkimin Europian dhe se ky proces përbën një objektiv madhor kombëtar, i cili, sipas tij, kërkon vijimësi të reformave dhe projekteve transformuese në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia