DJ Benito prezanton “Happy Beat”, platformën shqiptare për menaxhimin inteligjent të muzikës në lokale

Kryeministri Rama e cilësoi platformën si një inovacion interesant në fushën e teknologjisë dhe argëtimit.


Nga pasioni për muzikën te krijimi i një platforme inteligjente për menaxhimin online të muzikës në ambiente biznesi, historia e DJ Benito ishte në fokus të podkastit “FLASIM”, ku ai prezantoi projektin “Happy Beat”, një platformë shqiptare e dedikuar për lokale, restorante dhe qendra tregtare.

Gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama, DJ Benito tregoi se pasioni për muzikën nisi që në fëmijëri, ndërsa karrierën si DJ e filloi në vitin 2005.

“Muzikën e kam pasur gjithmonë hobi që në fëmijëri. Duke dëgjuar gjithë kohës muzikë u apasionova dhe fillova në një klub në 2005-ën, ku m’u dha mundësia të vazhdoja si DJ rezident”, tha ai.

Sipas tij, ideja për krijimin e platformës “Happy Beat” lindi nga nevoja për të menaxhuar në mënyrë më efikase muzikën në ambientet ku ofronte shërbime.

“Kjo lindi si nevojë. Dikur mirëmbaja muzikën në ambiente fizikisht, duke i përditësuar playlist-at me USB. Kur klientela u rrit dhe kjo u bë e papërballueshme, mendova të kaloj drejt streaming-ut dhe krijimit të një platforme online”, deklaroi DJ Benito.

Platforma “Happy Beat” funksionon përmes internetit dhe u mundëson lokaleve, restoranteve apo qendrave tregtare të kenë muzikë të personalizuar sipas profilit të ambientit.

“Përmes kësaj platforme përdoruesit logohen dhe çdo gjë funksionon online. Edhe mirëmbajtja bëhet nga Happy Beat”, shpjegoi ai.

Kryeministri Rama e cilësoi platformën si një inovacion interesant në fushën e teknologjisë dhe argëtimit.

“Ky është një inovacion. Ka krijuar një platformë përmes së cilës shkon tek të gjithë lokalet pa qenë fizikisht aty”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…