Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA, shumë i çmuar për Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli, admiral George M. Wikoff.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli, admiral George M. Wikoff.

Presidenti i Republikës e përgëzoi admiralin George M. Wikoff për vizionin me të cilin po drejton Komandën e Forcës së Bashkuar në Napoli në një situatë komplekse gjeopolitike dhe vlerësoi këtë Komandë me rol thelbësor për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

“Komanda e Forcës së Përbashkët dhe misioni i KFOR-it janë shtylla të forta për paqen dhe stabilitetin në rajon”, vlerësoi Presidenti i Republikës.

Presidenti theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë Partneriteti strategjik me SHBA-në.

“Ky partneritet strategjik është shumë i çmuar për Shqipërinë dhe ka qenë transformues për Forcat e Armatosura Shqiptare”, u shpreh Presidenti i Republikës, i cili vlerësoi prezencën amerikane dhe të NATO-s në rajon si të domosdoshme dhe garanci për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin.

Përballë situatës aktuale të sigurisë të rrezikuar nga vatrat e konfliktit në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti i Republikës u shpreh se në këtë kohë duhet marrë më shumë përgjegjësi për të investuar si për mbrojtjen kombëtare, edhe për atë kolektive.

“Në këtë drejtim Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimit të Forcave të Armatosura si edhe për rritjen e kontributit në Aleancë”, tha Presidenti Begaj.

Duke iu referuar nismave ndërshtetërore që lidhen me sigurinë dhe zhvillimin rajonal, Presidenti i Republikës shprehu falënderim për mbështetjen e SHBA dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës në Napoli për përfshirjen e Korridorit VIII në korridoret e reja të lëvizshmërisë.

“Korridori VIII ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë, rajonin dhe NATO-n jo vetëm për sigurinë dhe fushën e mbrojtjes, por edhe për forcimin e marrëdhënieve të vendeve në rajon dhe është një investim në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, vlerësoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së në KFOR për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin më të gjerë rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Për Shqipërinë, prania e NATO-s, KFOR-it dhe prezencës amerikane në KFOR është me rëndësi strategjike dhe thelbësore për të ardhmen e të gjithë rajonit”, u shpreh Presidenti Begaj.

Në fund të takimit, Presidenti Begaj e siguroi admiralin George M. Wikoff se, Shqipëria do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së, dhe ndaj NATO-s.

Burimi ATSH

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës