AMP, ceremoni për ndarjen e certifikatave për 23 punonjës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) organizoi një ceremoni të veçantë në mbyllje të një cikli trajnimesh për 23 punonjës të institucioneve të sigurisë.


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) organizoi një ceremoni të veçantë në mbyllje të një cikli trajnimesh për 23 punonjës të institucioneve të sigurisë.

Sipas AMP-së, pas një trajnimi 3-javor për hetimin e krimit, u vlerësuan me certifikata 19 punonjës të institucioneve të sigurisë që i përkasin Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, dhe katër nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe kreu i AMP-së, Klevis Qose, ndërsa ky cikël trajnimesh i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë përmes programit ICITAP dhe në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë synon forcimin e kapaciteteve institucionale në garantimin e zbatimit të ligjit.

Trajnimi, i cili zgjati tre javë, u fokusua në zhvillimin e aftësive bazë hetimore, duke përfshirë teknikat moderne të mbledhjes së provave, analizën e rasteve dhe standardet profesionale në zbatimin e ligjit.

Programi ICITAP dhe bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë mbeten një mbështetje e rëndësishme për avancimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…