Marrëveshje me Poloninë për pensionet, Malaj: Negociata intensive edhe me Greqinë

Këshilli i Ministrave ratifikoi sot marrëveshjen me Poloninë për sigurimet shoqërore.


Këshilli i Ministrave ratifikoi sot marrëveshjen me Poloninë për sigurimet shoqërore.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave Petrit Malaj sqaroi se kjo është marrëveshja e 21-të nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve jashtë territorit të Shqipërisë.

Malaj theksoi se është marrëveshja e 10-të me vendet e Bashkimit Europian.

“Këto janë marrëveshje shumë të nevojshme, sidomos për ata shqiptarë që punojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe duan tu njihen vitet e punës që kanë pasur në vendin tonë. Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve të ngjashme me të gjitha ato vende, ku ka diasporë shqiptare prezente”, tha Malaj.

I pyetur mbi ecurinë e marrëveshjes me Greqinë për sigurimet shoqërore, Malaj informoi se po zhvillohen diskutime dhe negociata shumë intensive nga ana e palës shqiptare.

“Kjo sepse diaspora që është prezente në Greqi është relativisht e madhe. Ne jemi besimplotë se do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, por është një marrëveshje që ka një intensitet të lartë negociatash dhe kushtesh që po diskutojmë për shkak edhe të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, shtoi Malaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…