Operatorët Ekonomikë të Autorizuar dhe menaxhimi i riskut, diskutime në takimin e CEFTA-s në Moldavi

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të lehtësimit të tregtisë, përfaqësues të administratave doganore nga vendet e rajonit, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, u mblodhën në Moldavi në takimin e radhës të grupeve të punës të CEFTA, me fokus Operatorët Ekonomikë të Autorizuar (AEO) dhe menaxhimin e riskut.


Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të lehtësimit të tregtisë, përfaqësues të administratave doganore nga vendet e rajonit, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, u mblodhën në Moldavi në takimin e radhës të grupeve të punës të CEFTA, me fokus Operatorët Ekonomikë të Autorizuar (AEO) dhe menaxhimin e riskut.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan mbi zhvillimin dhe avancimin e programeve AEO, të cilat synojnë rritjen e besueshmërisë së operatorëve ekonomikë dhe përshpejtimin e procedurave doganore. Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu strategjive të menaxhimit të riskut, si një element kyç për garantimin e sigurisë dhe efikasitetit në kontrollin doganor.

Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e koordinimit ndërmjet administratave doganore për të siguruar kontrolle më të targetuara dhe njëkohësisht për të lehtësuar lëvizjen e mallrave në tregtinë ndërkombëtare.

Diskutimet përfshinë edhe rolin në rritje të teknologjisë në proceset doganore, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, automatizimin dhe analizën e të dhënave, si mjete për përmirësimin e performancës dhe transparencës.

Sa i përket Shqipërisë, Administrata Doganore Shqiptare deklaron se vijon ta ketë programin AEO një ndër prioritetet kryesore të saj. Aktualisht, 18 kompani shqiptare e zotërojnë statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, ndërsa 13 të tjera janë në proces aplikimi.

Autoritetet shqiptare vlerësojnë se zgjerimi i këtij programi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve vendase, përmirësimin e klimës së biznesit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e doganave.

Takimi në Moldavi shërbeu gjithashtu si një platformë për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të harmonizimit të standardeve dhe procedurave doganore në përputhje me kërkesat ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…