Digjitalizimi i administrimit të tokës bujqësore, përmirësohen të dhënat për më shumë se 100 ferma në Berat

Në qarkun e Beratit po zbatohet faza e dytë e projektit pilot për Sistemin e Identifikimit të Parcelave të Tokës Bujqësore (LPIS)


Në qarkun e Beratit po zbatohet faza e dytë e projektit pilot për Sistemin e Identifikimit të Parcelave të Tokës Bujqësore (LPIS), një proces i rëndësishëm për digjitalizimin e administrimit të tokës bujqësore dhe përgatitjet drejt Sistemit të Integruar të Administrimit dhe Kontrollit (IACS).

Projekti EU4PropertyRights, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencinë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor, synon krijimin e një sistemi modern për identifikimin, klasifikimin dhe kontrollin e parcelave bujqësore në Shqipëri.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bëri të ditur se, në fazën e dytë të pilotimit në Berat po zhvillohen verifikime në terren të të dhënave LPIS, në malin e Tomorit, ku janë përfshirë mbi 100 fermerë në 5 fshatra me tipologji të ndryshme relievi. Procesi konsiston në deklarime në terren, kontroll të mbivendosjeve të parcelave dhe simulim të procedurave të hetimit administrativ, me qëllim garantimin e saktësisë së të dhënave dhe rritjen e transparencës.

Rezultatet e fazës së dytë të pilotimit u prezantuan dhe u trajtuan gjithashtu në një workshop të posaçëm me pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj dhe ekipeve teknike të projektit. Gjatë këtij takimi u diskutuan gjetjet nga puna në terren në Qarkun e Beratit, përfshirë verifikimet e parcelave bujqësore, procesin e deklarimeve nga fermerët dhe testimin e procedurave të sigurimit të cilësisë së të dhënave LPIS. Ekspertët ndanë rekomandime mbi përmirësimin e metodologjisë së fotointerpretimit, menaxhimin e rasteve të mbivendosjeve dhe forcimin e mëtejshëm të standardeve teknike në funksion të zhvillimit të sistemit LPIS dhe përgatitjeve për IACS.

Ndërkohë, në fazën e parë të pilotimit, me mbështetjen e Qendrës së Përbashkët të Kërkimeve të Komisionit Evropian (Joint Research Centre), u hartuan mbi 35,000 hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Beratit përmes teknologjisë GIS dhe ortofotove të vitit 2025 të ofruara nga ASIG.

AZHBR thekson se zbatimi i LPIS përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të administrimit të tokës, rritjes së kontrollit dhe përmirësimit të eficiencës në sektorin bujqësor, në përputhje me standardet evropiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.