Rama: Marrëdhëniet me Italinë në fazë të re, Shqipëria aktor i besuar në arenën ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në rubrikën “Shënimet e javës” në Podkastin “FLASIM”, se vizitat e fundit në Romë dhe Barcelonë konfirmojnë forcimin e rolit të Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rritjen e besueshmërisë së saj në arenën globale.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në rubrikën “Shënimet e javës” në Podkastin “FLASIM”, se vizitat e fundit në Romë dhe Barcelonë konfirmojnë forcimin e rolit të Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rritjen e besueshmërisë së saj në arenën globale.

Duke u ndalur te vizita në Itali, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qeverinë italiane dhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve.

“Këtë javë pata një udhëtim me dy ndalesa, në Romë dhe në Barcelonë. Në Romë, ku u takova me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ishte një moment për të bërë një bilanc të ecurisë së projekteve të përbashkëta dhe, nga ana tjetër, për të konfirmuar përmes kësaj ecurie fazën e re të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, sepse Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë”, tha Rama.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite, duke nënvizuar një intensifikim të bashkëpunimit me qeverinë aktuale italiane.

“Të gjitha qeveritë italiane, pa dallim, kanë qenë të gatshme dhe gjithmonë të vëmendshme për ta mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë. Por, me qeverinë aktuale të Republikës së Italisë, gjërat kanë shkuar në një nivel tjetër. Bashkëpunimi nuk është thjesht një bashkëpunim i cili bazohet te angazhimi reciprok”, theksoi Rama.

Sipas Ramës, marrëveshjet e fundit kanë konkretizuar një partneritet strategjik më të strukturuar.

“Pra, edhe firmosja e marrëveshjes strategjike mes dy qeverive në takimin e mëparshëm në Romë është, në të vërtetë, pasqyra më kuptimplotë e faktit se marrëdhënia, e cila gjithmonë ka qenë e karakterizuar si strategjike, ka marrë një ngjyrë të re përmes projekteve të bashkëpunimit strategjik. Një bashkëpunim i strukturuar, një bashkëpunim i cili lidhet qoftë me zhvillimin, qoftë me sigurinë”, tha Rama.

Në vijim, kryeministri u ndal te vizita në Spanjë, ku mori pjesë në samitin “Në mbrojtje të Demokracisë”, me ftesë të kryeministrit Pedro Sánchez.

“Pas Romës pata një vizitë në Barcelonë, ku, me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, mora pjesë në tryezën e përbashkët të samitit të quajtur ‘Në mbrojtje të Demokracisë’”, tha Rama.

Ai vuri në dukje rritjen e interesit për Shqipërinë nga biznesi spanjoll dhe ndryshimin e perceptimit ndër vite.

“U pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë e Katalonjës, ku u pa qartë një nivel krejt i ri i respektit dhe interesimit për Shqipërinë edhe nga biznesi i atij vendi. Një vend, emri i të cilit, jo shumë vite më parë në Spanjë, si Shqipëria, lidhej me paragjykime, sot është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të qytetarëve spanjollë”, shtoi Rama.

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria tashmë gëzon një pozicion të konsoliduar në tryezat ndërkombëtare.

“Shqipëria nuk është më thjesht e pranishme, por është e besuar, është e respektuar dhe është e vlerësuar si një nga aktorët në tryezë”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se progresi i vendit dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë e vendosin Shqipërinë në një trajektore të qartë zhvillimi.

“Këto ndalesa nxjerrin në pah qartë edhe njëherë se si partnerët tanë seriozë dhe të konfirmuar ndërkombëtarisht, për angazhimet tona, për vullnetin tonë e, mbi të gjitha, falë ecurisë dhe transformimit tonë për të cilin flasin të gjithë, na kanë sjellë në një pikë ku kemi vetëm një dhe vetëm një rrugë: të ecim me shpejtësi vetëm përpara”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…