Koçiu me banorët e pallatit të prekur nga zjarri: Bonus qiraje deri në rindërtimin e banesave të tyre

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në pallatin e prekur nga zjarri i dy ditëve më parë në Tiranë.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në pallatin e prekur nga zjarri i dy ditëve më parë në Tiranë.

Koçiu u garantoi banorëve se asnjë familje nuk do të mbetet vetëm në këtë situatë të vështirë dhe se institucionet do të reagojnë sa më shpejt për të rikthyer banesat në gjendjen e mëparshme.

Gjatë inspektimit, qytetarët kërkuan siguri se shtëpitë e tyre do të rindërtohen dhe që të përcaktohet një afat kohor për përfundimin e punimeve.

“Unë erdha që ta shoh vetë nga afër situatën dhe t’ju garantoj edhe një herë se ajo që ka deklaruar Kryeministri do të realizohet. Të gjitha punimet dhe shpenzimet për rikthimin e pjesëve të dëmtuara në gjendjen në të cilën i keni blerë do të merren përsipër nga kompania e ndërtimit”, iu drejtua Koçiu – banorëve.

“Do të ndiqen të gjitha procedurat përkatëse. Drejtoresha e AZHT do të sigurohet që kompania të përmbushë procedurat sa më shpejt, duke respektuar të gjitha rregullat për lejen e ndërtimit dhe kryerjen e punimeve në kohë rekord. Ne do të vëmë në dispozicion të gjitha institucionet për të përshpejtuar procesin”, tha zv/kryeministrja.

“Së bashku me Bashkinë e Tiranës kemi diskutuar edhe për mundësinë e dhënies së bonusit të qirasë, në mënyrë që familjet të akomodohen sipas nevojave të tyre, pasi jo të gjithë zgjedhin të njëjtën zgjidhje për strehimin e përkohshëm”, shtoi Koçiu.

Ajo theksoi se, “ka dy elementë kryesorë: së pari, hetimet që po kryhen për të nxjerrë përgjegjësitë penale dhe për të vënë para ligjit çdo person përgjegjës për situatën e krijuar; së dyti, puna e grupit të ekspertëve teknikë, që po vlerëson dëmet dhe masat që duhen ndërmarrë, si në nivel politikash, ashtu edhe në nivel instrumentesh, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten më”.

“Kjo ngjarje, pavarësisht se është një fatkeqësi për banorët, duhet të shërbejë edhe si një rast për të nxjerrë mësime dhe për të rishikuar praktikat aty ku është e nevojshme. Duhet të presim përfundimin e hetimeve për të kuptuar shkakun dhe mënyrën se si u përhap zjarri kaq shpejt”, u shpreh Koçiu.

Ajo theksoi gjithashtu solidaritetin me banorët e prekur.

“Është një fatkeqësi që ka sensibilizuar jo vetëm institucionet, por edhe sektorin e ndërtimit. Ju jeni ata që jeni prekur drejtpërdrejt. Garancia jonë është që do të jemi në krahun tuaj deri në fund të procesit, derisa pallati të rikthehet në gjendjen për të cilën keni paguar. Firma e ndërtimit do të marrë përsipër rikonstruksionin e të gjitha apartamenteve dhe pjesëve të dëmtuara. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka parashikuar instrumente si bonusi i qirasë dhe strehimi i përkohshëm, si dhe mbështetje përmes emergjencave civile për dëmshpërblimin e orendive të dëmtuara”, tha Koçiu.

Nga ana e saj, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, u shpreh se afatet nuk do të jenë të gjata.

“Vlerësimi i plotë i situatës pritet të përfundojë brenda një jave. Më pas do të kemi një pasqyrë më të qartë për kohëzgjatjen e punimeve, e cila parashikohet të jetë sa më e shkurtër dhe jo disa vite. Nesër do të nisë puna e një grupi të posaçëm në terren”, tha ajo.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…