Rama: Paga mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro, vijon rritja e pensioneve

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, u shpreh se rritja ekonomike ka sjellë rritje të pagave dhe pensioneve.


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, u shpreh se rritja ekonomike ka sjellë rritje të pagave dhe pensioneve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se “në sektorin publik mesatarja e pagës jo vetem që ka shkuar mbi 1.000 euro por tanimë kemi indeksimin e pagës për mësuesit, për mjekët, infermierët, ushtarakët, punonjësit e policisë, administratën publike, gjë që nuk e kishim deri dje. Kemi edhe vjetërsinë në punë. Një mësues që ka 20 vjet në punë nuk mund të paguhet njësoj si një mësues që është futur në punë vjet. Këto gjëra i dinim ne, por nuk i bënim dot, se s’na i linte ekonomia”.

Kreu i PS tha se rritja e pensioneve do të vazhdojë deri në vitin 2030.

“Sot është ekonomia që na i mundëson edhe këto, edhe rritjen e pensioneve që u rritën; filluan të rriten këtë janar, janarin tjetër rritja do të bëhet dyfish. Në janarin 2028 do të bëhet trefish, në janarin 2029 do të bëhet katërfish dhe në janarin 2030 do të bëhet pesëfish. Këto i mundëson ekonomia”.

Rama tha se ekonomia shqiptare është në rritje të vazhdueshme.

“Një ekonomi që ne e morëm me më pak se 10 miliardë euro prodhim të përgjithshëm të Shqipërisë dhe sot e kemi mbi 27 miliardë euro. Dhe ambicia është që deri në 2030 ta çojmë në 35 miliardë. Një ekonomi që e morëm me 2 milion e ca turistë, ku për turistë numëroheshin të gjithë shqiptarët. Sot e kemi 12 milion pasaporta të huaja, ku natyrisht hyjnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë dhe që kanë pasaportë të huaj, por kjo hyn në të gjitha statistikat e vendeve që masin turizmin dhe e konsiderojnë këtë vizitë, pra sepse ata vijnë dhe ikin për pushim”, vijoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “nuk shkojnë bashkë rritja e korrupsionit me rritjen e ekonomisë”

“Ndërkohë që në çdo aspekt ne kemi shumë gjëra që janë qartësisht në favorin tonë. Ashtu siç këta flasin mëngjes, drekë, darkë “korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni” dhe paturpësisht përsërisin që korrupsioni ka arritur kulmin, ndërkohë që jo. Ndërkohë që kulmin e ka arritur lufta kundër korrupsionit. Po, kjo po! Sepse nëse ka raste që bëhen objekt diskutimi publik për korrupsionin, kjo vjen si rezultat i ekspozimit që u bëhet këtyre rasteve. Lufta kundër korrupsionit nuk ka qenë më parë. Po pse? Ngaqë s’kishim korrupsion? Jo, ngaqë s’kishim fare drejtësi të pavarur. Ndërkohë sot ne kemi patjetër problem me korrupsionin, por kemi luftë kundër korrupsionit njëkohësisht, sepse kemi nga një anë një drejtësi të pavarur dhe nga ana tjetër kemi bërë një sërë reformash.

“Nuk shkojnë bashkë rritja e korrupsionit me rritjen e ekonomisë. Nuk ndodh. Nuk shkojnë bashkë rritja e pagave dhe pensioneve me rritjen e korrupsionit, nuk ndodh. Në vendet që vuajnë nga korrupsioni nuk ka rritje të vazhdueshme pagash dhe rritje pensionesh, sepse korrupsioni që të rritet duhet të marrë paratë që shkojnë për paga dhe për pensione. Është e thjeshtë kjo! Dhe ata që e marrin popullin shqiptar dhe kanë vite që e bëjnë këtë, unë u kam thënë: “problemi juaj themelor është që i merrni shqiptarët për budallenj”. Shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës kur vjen puna për politikë. Mos u tregoni gjëra që s’i besoni as vetë, se do shkoni keq e më keq dhe patjetër që kanë vajtur dhe do venë keq e më keq. Pavarësisht se është kështu, gjëja duhet folur dhe duhet shpjeguar, sepse ndërkohë është një lukuni e tërë në të gjithë pazarin mediatik të Shqipërisë që funksionon vetëm për të hedhur helm, sepse gënjeshtra tërheq më shumë sesa e vërteta. E vërteta është e mërzitshme, gënjeshtra është argëtuese, dihet botërisht kjo. Shpifjet hapen me shpejtësi shumë të madhe. E vërteta mezi e çan rrugën. Prandaj edhe populli e ka thënë: “kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat”.

Sipas Ramës “nuk ka mundësi, nuk shkojnë bashkë rritja e korrupsionit me rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit, sepse korrupsioni merr nga arka e shtetit. Nuk shkojnë bashkë edhe shërbimet në platformën e-Albania, ku të gjithë i marrin nga celulari pa paguar asnjë lek, edhe rritja e korrupsionit. Nuk shkojnë bashkë as rritja e korrupsionit me rritjen e pozicionit të Shqipërisë në klasifikimin e bërë nga institucionet e Bashkimit Europian, nga institucionet e Komisionit Europian për prokurimet, sepse nëse ka korrupsion problematik, ai është ose kur të fusin duart në xhep për të dhënë një shërbim, ose kur paratë publike hidhen në një tender”.

Rama po ashtu tha se Shqipëria është e para në rajon sa u takon prokurimeve publike.

“Tani si shpjegohet që kur vjen puna te prokurimet publike dhe te tenderat, në vitin 2025 Shqipëria figuron në raportin e bërë nga organizmat e Bashkimit Europian, të cilave u referohet Bashkimi Europian, e para në rajon, me rezultat edhe më të mirë se ai i vitit 2024? Si shpjegohet? Sepse i kam këtu të gjithë parametrat për prokurimin publik, për monitorimin e prokurimit, për metodat e prokurimit, për aksesin e publikut në informacion mbi prokurimet dhe për menaxhimin e ankesave për prokurimet. Pra, jemi 5 A. Nuk po shkoj më gjatë që t’ju them se si jemi ne me Bashkimin Europian në klasifikimin e botuar nga Bashkimi Europian. Jemi në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë. Wendt është një ish-gjeneral i lartë amerikan ndërsa figura e tij konsiderohet e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë. Wendt është një ish-gjeneral i lartë amerikan ndërsa figura e tij konsiderohet e…