Nufi: KAYO autorizohet për lidhjen e marrëveshjeve për ndërtimin e mjeteve lundruese dhe dronëve ushtarakë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan katër akte që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat përfshijnë pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare dhe zhvillimin e industrisë ushtarake në vend.


Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan katër akte që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat përfshijnë pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare dhe zhvillimin e industrisë ushtarake në vend.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë një deklarate për mediet theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura në misionet ndërkombëtare.

Ai tha se kjo pjesëmarrje kthehet në një pasuri për Shqipërinë, duke sjellë njohuritë dhe eksperiencën nga operacionet komplekse ndërkombëtare.

“Dy prej akteve që miratuan lidhen me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare. Pjesëmarrja e personelit tonë atje tregon jo vetëm përgatitjen që kanë efektivët tanë, por tregon faktin që jemi aktor aktiv në të gjitha ndërmarrjet e përbashkëta me misionet e huaja me partnerët ndërkombëtar”, u shpreh Nufi.

“Tregon që kjo pjesëmarrje kthehet në republikë duke sjellë me vete të gjithë njohurinë e përftuar nga kryerja e operacioneve që janë komplekse dhe në shkallë botërore”, tha Nufi.

Në lidhje me zhvillimin e industrisë ushtarake, ai nënvizoi rëndësinë e dy vendimeve të Këshillit të Ministrave që autorizojnë shoqërinë KAYO për të negociuar dhe lidhur marrëveshje për krijimin e mjeteve lundruese dhe dronëve ushtarakë në Shqipëri.

Nufi shpjegoi gjithashtu se këto zhvillime do të ndikojnë pozitivisht në industrinë ushtarake të vendit si dhe në sektorin e punësimit.

“Janë edhe dy VKM që janë miratuar për autorizimin e shoqërisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me dy kompani. Së pari për krijimin e mjeteve lundruese në Republikën e Shqipërisë dhe mjeteve fluturuese pa pilot, pra dronë ushtarak. Është për t’u veçuar fakti se këto dy vendime të Këshillit të Ministrave janë domethënëse. Është hera e parë mbas kaq kohësh që në Republikën e Shqipërisë po krijohet substrati për krijimin e mjeteve lundruese në Republikë dhe kjo është diçka që na bën të ndihemi krenarë. Jemi shumë afër dhe finalizimit të marrëveshjeve, tani me këtë autorizim që jep Këshilli i Ministrave me palën ndërkombëtare që do të vijë në Shqipëri të cilën e kemi diskutuar dhe me mbledhjen e përbashkët të qeverive në Romë”, shpjegoi ministri.

“Do të jetë një nxitje jo vetëm për industrinë ushtarake por edhe për punësimin, por edhe për përfitimin teknologjisë në Republikën e Shqipërisë për krijimin e një hapi të mirëfilltë për krijimin e mjeteve lundruese”, përfundoi ministri i Mbrojtjes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Do të nisim procesin e markimit, monitorimit dhe gjurmueshmërisë së karburanteve

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një masë të re për forcimin e kontrollit në tregun e karburanteve dhe luftën kundër kontrabandës.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Do të nisim procesin e markimit, monitorimit dhe gjurmueshmërisë së karburanteve

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një masë të re për forcimin e kontrollit në tregun e karburanteve dhe luftën kundër kontrabandës.