
Paketa e Maleve, shpallen zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Krujë, Maliq e Vorë
Këshilli i Ministrave shpalli disa zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Krujë, Maliq dhe Vorë, në kuadër të ligjit për paketën e maleve.

Këshilli i Ministrave shpalli disa zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Krujë, Maliq dhe Vorë, në kuadër të ligjit për paketën e maleve.
Në bashkinë Krujë, zonat e shpallura përfshijnë Barkaneshin, Dane-Fushë Madhe, Bojë, pjesë të njësive administrative Krujë, Cudhi, Picërragë, Brret, Gjyre, Abaze, Krastë, Mali i Krujës, Halil, Virjon, Nikël, Zezë, Kurcaj, Buran, Mukaj dhe Budull, Bubq, Mazhë-Madhe, Mallkuç.
Sipërfaqet e tyre variojnë nga rreth 1,258 deri në 7,712 hektarë dhe kufijtë e tyre janë përcaktuar në hartat treguese të sistemit KRGJSH. Në këto zona do të zhvillohen aktivitete ekonomike, industriale dhe turistike.
Në bashkinë Maliq, zonat përfshijnë njësitë administrative Maliq, Libonik, Pirg, Vreshtas, Pojan, Moglicë dhe Gorë, duke mbuluar një sipërfaqe totale që shkon deri në 1,775 hektarë në zonat kryesore. Këtu gjithashtu do të promovohen zhvillimi ekonomik, industrial dhe turistik.
Në bashkinë Vorë, zonat e shpallura përfshijnë fshatrat Gërdec, Marikaj, Kuç dhe Prezë, me sipërfaqe nga 3.27 deri në 34.04 hektarë.
Aktivitetet e lejuara në këto zona do të përqendrohen gjithashtu në zhvillim ekonomik, industrial dhe turistik.
Burimi ATSH



















