Rama: Parlamenti nuk është zyrë noterie, SPAK u fut në territorin e ekzekutivit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca do të mbajë qëndrimin e saj në Këshillin e Mandateve për kërkesën e ardhur nga SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zv/kryeministres, Belinda Balluku, por shtoi se parlamenti nuk noterizon kërkesat e SPAK.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca do të mbajë qëndrimin e saj në Këshillin e Mandateve për kërkesën e ardhur nga SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zv/kryeministres, Belinda Balluku, por shtoi se parlamenti nuk noterizon kërkesat e SPAK.

I pyetur në konferencën e fundvitit me gazetarët, të mbajtur në Kryeministri lidhur me qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zv/kryeministres, Belinda Balluku, Rama ngriti pyetjen.

“Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Pyetje e kam këtë. Nuk besoj. As unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit””, tha Kryeministri.

“Por ky rast ndryshon nga rastet e tjera sepse ka ardhur tek ne, pra nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, të cilin si shumë raste të tjera pushteti gjyqësor në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë”, tha Rama.

Dhe, theksoi Kryeministri, “kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë”.

“Këshilli i Mandateve nuk është një zyrë noterie, është një kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr, i sheh”, nënvizoi Rama.

Duke folur për 16 mijë faqet e paraqitura nga SPAK në Këshillin e Mandateve, Rama u shpreh se nuk janë produkt i hetimit.

“Nuk do të doja në fakt ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova, se ajo më provokon. Më ka provokuar që ditën e parë. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do të thoja atyre që erdhën çohuni ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë, për deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova”, tha Rama.

“E dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Nuk janë absolutisht produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i Ministrisë futur brenda. 16 mijë faqe janë një vandak me dokumente zyrtarë dhe kjo është afërmendsh, s’ka nevojë fare ta shohësh”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se, “USB-në e sjellë nga prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS-së dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, avokati. Që të jemi shumë të qartë. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë i kanë nxjerrë këta ato”.

Rama theksoi se, “nuk kemi të bëjmë këtu me ndryshim qëndrimi, këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur, shumë korrekt nga ana jonë, sepse rasti vjen në parlament”.

“Dhe përpara se të vinte në parlament, rasti erdhi, u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës”, tha Rama.

“Tani mund ta them me plot gojën sepse e kemi kërkuar gjithandej. Nëse ka një të dytë, nuk ka. Nuk ka ndodhur as në Europë jo e jo, por nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që të mblidhen bashkë një prokuror dhe një gjykatës dhe të thonë pezullohet ky ministri se kështu kemi vendosur ne”, theksoi kreu i qeverisë.

“Kështu që erdhi aty rasti dhe duhej mbajtur një qëndrim patjetër. Mbajtëm një qëndrim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë në parlament do të mbajmë patjetër qëndrim, nuk diskutohet”, shtoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.