Rama: Paqja fiskale mundësi për sipërmarrjet që nuk janë në konflikt me ligjin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin e biznesit në kuadër të prezantimit të Paketës Fiskale 2026.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin e biznesit në kuadër të prezantimit të Paketës Fiskale 2026, duke e cilësuar dialogun si nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi mes qeverisë dhe sipërmarrjes, me fokus formalizimin, rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe përgatitjen për procesin e integrimit europian.

Gjatë diskutimeve, Rama iu përgjigj pyetjeve të sipërmarrësve lidhur me paqen fiskale, duke sqaruar se ajo nuk përbën amnisti fiskale.

“Dallimi është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë. Këtu bëhet paqe me të gjithë ata të cilët nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin në Republikën e Shqipërisë. Pra, nuk janë në procese penale të hapura dhe nuk janë në procese gjyqësore të hapura që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se për pjesën tjetër, procedurat janë të përcaktuara qartë në ligjin e miratuar.

Rama shpjegoi se bizneset kanë mundësinë të vetëkorrigjojnë deklarimet e mëparshme financiare me një kosto minimale.

“Nëse sipërmarrja dëshiron t’i rikthehet pasqyrave të deklaruara në vitet e mëparshme dhe të paraqesë pranë administratës tatimore pasqyra të reja, ku ka vetëkorrigjim të të ardhurave, atëherë do të paguajë vetëm 5% të fitimit të ri. Kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka në pasqyra. Nuk ka asnjë komplikim”, tha Rama.

I pyetur mbi kriteret që duhet të plotësojnë kompanitë për t’u përfshirë në paqen fiskale, kryeministri sqaroi se nuk ka kushte të veçanta përveç respektimit të ligjit.

“Asnjë kriter në kuptimin të posaçëm. Në rast se nuk janë në konflikt me ligjin aktualisht, pra në rast se nuk kanë procese të hapura ligjore, apo në rast se nuk kanë rekorde ligjore që vënë në dyshim legjitimitetin e sipërmarrjes”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, përfitues nga kjo masë do të jetë pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit.

“99.99% e sipërmarrjeve përfshihen në këtë kategori dhe do të përfitojnë nga paqja fiskale”, përfundoi kryeministri.

Paketa Fiskale 2026 synon të nxisë formalizimin e ekonomisë, të forcojë besimin mes shtetit dhe biznesit dhe të krijojë një terren më konkurrues për sipërmarrjen shqiptare në prag të integrimit në Bashkimin Europian.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…