Rama: Paqja Fiskale eliminon inspektimet dhe procedurat burokratike për bizneset

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Paqja Fiskale eliminon procedurat burokratike dhe synon energjizimin e mëtejshëm të sipërmarrjes.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Paqja Fiskale eliminon procedurat burokratike dhe synon energjizimin e mëtejshëm të sipërmarrjes.

Në një takim me sipërmarrës ku u diskutua mbi përfitimet që sjell Paqja Fiskale, Rama u ndal te marrëveshja që parashikohet mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore për përcaktimin e tavanit të ri të fitimit.

“Në themel Paqja Fiskale ka marrëveshjen me sipërmarrjen mbi përcaktimin e tavanit të ri të fitimit, që do të thotë që bazuar në një projeksion shkencor të fitimit mbi fitimin e viteve të shkuara, plus mbi rritjen ekonomike të pritshme dhe mbi propozimin për të pranuar si fitim të vitit një shifër X, administrata dhe sipërmarrja bien dakord dhe nuk ka më asnjë lloj inspektimi dhe kontrolli”, u shpreh Rama.

Sipas tij, janë pikërisht procedurat burokratike që rëndojnë shpeshherë shumë më tepër se sa barra fiskale.

“Kjo është korniza e Paqes Fiskale. Ne presim energjizim të mëtejshëm të sipërmarrjeve, formalizim të mëtejshëm të ekonomisë dhe lehtësim të mëtejshëm të proceseve të punës për sipërmarrjen”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se duke e çliruar sipërmarrjen nga barra e këtyre të metave të së djeshmes, por edhe duke u projektuar në të ardhmen me një marrëveshje mirëkuptimi me administratën, do të ketë shumë më tepër energji që ajo të merret me punën e vetë”.

“Në këtë mënyrë sipërmarrja nuk do të konsumohet në procedura burokratike apo inspektime dhe kontrolle që kanë ngarkesën e tyre jo të vogël”, tha Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.