Rama: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria ka marrë angazhim për të dekriminalizuar shpifjen për gazetarët.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria ka marrë angazhim për të dekriminalizuar shpifjen për gazetarët.

Në Konferencën VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama u ndal te ky aspekt, ndërsa u shpreh se “nuk ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në gjithë këto vite”.

“As nuk ka pasur në fakt padi ndaj gazetarëve sepse i kemi ndaluar të gjitha paditë prej shumë vitesh por kjo nuk shënohet në arsyet për t’u ndjerë të lirë. Gjithsesi ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër”, tha Rama.

Sipas tij, ky hap shkon në drejtim të relaksimit të mëtejshëm të situatës së gazetarëve në tërësi.

“Megjithëse unë personalisht nuk besoj se problem është liria e shprehjes, këtu problem është liria e shpifjes”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet, por jemi në kushtet kur në mënyrë sistematike dhe këmbëngulëse përpiqemi që vullnetin e shprehur ta materializojmë me progres.

“Në këtë aspekt kemi bërë progres të mjaftueshëm për të qenë optimistë se mund të bëjmë më shumë përpara”, tha ai.

Duke iu referuar debatit të disa viteve më parë mbi rregullimin e medias online, Rama theksoi se ishte një draft ku kërkoheshin disa gjëra shumë elementare, që nga deklarimi i personit apo personave qe janë mbrapa një portali dhe adresa.

“Atëherë u pretendua se vetërregullimi do të jetë instrumenti që do të sjellë një nivel tjetër në botën online. Siç e keni parë, jo vetëm nuk ka pasur vetërregullim, por ka pasur degjenerim të vazhdueshëm, gjithmonë e më të madh. Megjithatë ne hoqëm dorë atëherë dhe nuk kemi ndërmend të vëmë dorë në këtë drejtim. Përveçse pasi BE t’i ketë thirrur mendjes vetë plotësisht dhe ta ketë bërë gjënë që duhet ta bënte me kohë. Po tenton tani sepse të gjitha vendet e shohin që po del krejtësisht jashtë kontrollit, që media online është bërë një territor, ku ndërhyjnë edhe forca që janë forca jo miqësore me BE-në”, shtoi Rama.

Ndërkohë Rama tha se dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët nuk e kanë 24 vendet e BE-së.

“Në 24 vende të BE, shpifja dënohet penalisht. Ne do ta heqim aspektin penal për gazetarët, për të gjithë ata që jetojnë me informacionin dhe punojnë me informacion. E di që nuk do të na vihet tek meritat që kemi në raport me lirinë, po kjo nuk ka shumë rëndësi. Ne do të bëjmë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, jo për politikanët dhe jo për të zgjedhurit. Kush zgjidhet nga populli, duhet të dënohet në qoftë se shpif, kjo është bindja jonë. Ndërkohë që, kush punon për të informuar popullin për ne të zgjedhurit, duhet të shpifë pa u dënuar”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…