Rama: Progres kundër ndërtimeve të paligjshme dhe ndotjes në zonat e mbrojtura

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore, ndërsa shtoi se janë bërë hapa para për vënien nën kontroll të territorit në aspektin e mbrojtjes së mjedisit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore, ndërsa shtoi se janë bërë hapa para për vënien nën kontroll të territorit në aspektin e mbrojtjes së mjedisit.

Në aktivitetin “Për ty natyrë”, kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë që ka trajtimi dhe promovimi i zonave të mbrojtura në procesin e negociatave për anëtarësim.

Duke folur për rezultatet e deritanishme, Rama tha se ka shumë arsye për të qenë krenarë.

“Na u desh të bëjmë dy ndërhyrje shumë radikale për të siguruar marrjen e një kthese të domosdoshme në kushtet kur prerja e paligjshme e pyjeve dhe gjuetia e paligjshme ishin bërë plagë reale që zgjeroheshin mbi trupin e natyrës së Shqipërisë”, tha Rama.

Sot, vijoi ai, “mund të shikojmë me krenari rezultatet e dy moratoriumeve që asokohe krijuan debat dhe u panë me shumë dyshim si në aspektin e ripërtëritjes së pyjeve ashtu edhe ripërtëritjes së faunës”.

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresionin e vazhdueshëm të ndërtimeve të paligjshme dhe ndotjeve të gjithëfarlloji. Sot bilanci flet për një ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore dhe për vënien nën kontroll të konsiderueshëm të territorit në aspektin e mbrojtjes së mjedisit”, shtoi Rama.

Rama solli në vëmendje hapat që janë bërë kundër agresionit të ndërtimeve pa leje dhe kufizimin e konsiderueshëm të ndotjes.

“Në tërësinë e këtyre elementeve ajo që përbën një pikë të domosdoshme për të siguruar një ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet me negociatat për anëtarësim dhe lidhet drejtpërdrejt me të nesërmen tonë është një menaxhim shumë më i mirë dhe shumë më i sigurt i pyjeve”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Bredhi i Hotovës, një nga thesaret më të çmuara natyrore

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bredhi i Hotovës, një nga thesaret më të çmuara natyrore

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke i…