Siguria e ullishtave, ekspertët shqiptarë në takimin rajonal në Itali

Ekspertë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) morën pjesë në takimin rajonal të dedikuar standardeve të sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të sëmundjeve që rrezikojnë bujqësinë mesdhetare.


Ekspertë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) morën pjesë në takimin rajonal të dedikuar standardeve të sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të sëmundjeve që rrezikojnë bujqësinë mesdhetare.

Takimi u zhvillua në rajonin e Puljas (Itali), në Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM).

Fokusi kryesor i aktivitetit ishte sëmundja bakteriale “Xylella fastidiosa”, e cila përbën kërcënim serioz për ullishtat dhe një sërë bimësh të tjera në vendet e Mesdheut. Takimi synoi shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal për mbrojtjen e bimësisë dhe sigurisë ushqimore.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga disa vende të Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Shqipërinë. Delegacioni shqiptar, i përbërë nga ekspertë të AKU dhe AKVMB, kontribuoi me eksperiencën e tyre teknike dhe prezantoi qasjet që po aplikohen në vend për monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve bakteriale.

Gjatë takimit u trajtuan tema të rëndësishme, si: metodat moderne të parandalimit dhe kontrollit të “Xylella fastidiosa”; legjislacioni dhe rregulloret e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e bimëve; gjendja aktuale e dëmtuesit, përfshirë bartësit, simptomat, shpërndarjen dhe epidemiologjinë; zhvillimet e fundit shkencore dhe teknologjike në fushën e fitopatologjisë; aplikimi i praktikave të reja në terren dhe rezultatet e arritura nga vendet pjesëmarrëse; fushatat e ndërgjegjësimit dhe komunikimit për fermerët dhe komunitetet bujqësore.

Pjesëmarrja e ekspertëve shqiptarë në këtë takim shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e përputhshmërisë së standardeve me ato të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së bimëve.

Ky bashkëpunim rajonal pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta edhe në menaxhimin e rreziqeve fitosanitare në Shqipëri, duke ndihmuar në ruajtjen e prodhimit vendas dhe garantimin e cilësisë së tij.

Burimi ATSH

Gonxhja takim me presidentin e Bienales së Venecias: Forcim i partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë

Në kuadër të Bienales së Venecias, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim strategjik me presidentin…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me presidentin e Bienales së Venecias: Forcim i partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë

Në kuadër të Bienales së Venecias, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim strategjik me presidentin…