25-vjetori i Kontabilistëve, Fino: BMP kontribuoi në rritjen dhe forcimin e profesionit

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), kremtoi 25-vjetorin e themelimit, duke mbledhur në event personalitete të ekonomisë dhe politikës, të cilët shprehën vlerësimin për rolin dhe rëndësinë e profesionit të kontabilistit.


Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), kremtoi 25-vjetorin e themelimit, duke mbledhur në event personalitete të ekonomisë dhe politikës, të cilët shprehën vlerësimin për rolin dhe rëndësinë e profesionit të kontabilistit.

Presidenti i Institutit të Kontabilistëve, Sotiraq Dhamo, u shpreh se gjatë këtyre viteve, IKM ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për evoluimin e profesionit të kontabilistit.

Kryetari i Bordit të Mbikëqyrës Publike, Dritan Fino, deklaroi se, profesioni i kontabilitetit përballet me sfida të reja, që kërkojnë vizion, investim dhe përshtatje të shpejtë.

“Përdorimi i teknologjive të reja, automatizimi dhe dixhitalizimi i proceseve; nevoja për aftësi të reja analitike dhe dixhitale, si dhe konkurrenca globale dhe standardet gjithnjë e më të larta, janë disa nga sfidat e profesionit të kontabilistit”, theksoi në fjalën e tij, Dritan Fino.

Gjatë diskutimeve në panel, u mësua se projekti “Forcimi i cilësisë së auditimit dhe raportimit në Shqipëri (SQARP), ka dhënë inpakt në forcimin e rolit mbikëqyrës të BMP dhe një standard më të struktuar në funksionet dhe shërbimet e kontabilitetit, siç është “Forensic” (kontabiliteti hetimor).

Ish-ministri i financave Arben Malaj, e cilësoi të rëndësishëm rolin e kontabilistit, në epokën e inteligjencës artificiale.

Ndërsa kryetarja e komisionit të ekonomisë, Milva Ekonomi, teksa vlerësoi rolin e kontabilistëve, kërkoi që ata të japin ndihmesën e tyre në luftën kundër informalitetit.

Si anëtar i organizatave të rëndësishme financiare në botë, IKM, ka luajtur një rol të rëndësishëm përgjatë këtyre 25 viteve për transformimin e profesionit të kontabilistit.

Me përvojën e fituar dhe reputacionin e konsoliduar, IKM mbetet i përkushtuar ndaj inovacionit dhe transformimit digjital dhe përmirësimit të shërbimeve profesionale. Puna e kontabilistëve synon rritjen e ndikimit të këtij profesioni në zhvillimin ekonomik të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla: 85 të rinj i bashkohen MBZHR-së përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të saj të varësisë,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: 85 të rinj i bashkohen MBZHR-së përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të saj të varësisë,…