BE-BB, grant prej 54 milionë euro për zhvillimin e transportit në Ballkanin Perëndimor

Në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së grantit nga Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian për programin e sigurt dhe të qëndrueshëm të transportit, i administruar nga BB.


Në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së grantit nga Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian për programin e sigurt dhe të qëndrueshëm të transportit, i administruar nga BB.

Granti u nënshkrua në kuadër të samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së” mbajtur sot në Tiranë.

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti, theksoi se fondi prej 54 milionë euro do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe hekurudhore, rritjen e kapaciteteve teknike, digjitalizimin e sistemeve dhe zgjerimin e korsive.

Ky grant shkon përveç financimit të mëparshëm, duke e çuar totalin e mbështetjes së BE-së në 134 milionë euro që nga viti 2023.

“Ky fond tregon rëndësinë që i kushton Bashkimi Evropian këtij programi dhe do të lehtësojë qarkullimin në pikat kufitare, duke nxitur tregtinë rajonale” tha përfaqësuesja e Komisionit Evropian.

Xiaoqing Yu, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor shprehu optimizëm për bashkëpunimin me BE-në dhe u theksua se ky grant i ri është një shenjë e angazhimit për zhvillimin e transportit në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, kjo është vetëm nisma e parë, ndërsa janë parashikuar edhe projekte të tjera për përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve të transportit rajonal.

Drejtoresha e Bankës Botërore, Yu, deklaroi se grantit të i ri i kushtohet rëndësi strategjike si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për Ballkanin Perëndimor. Sipas saj, një sistem transporti më i sigurt dhe i aksesueshëm do të ndihmojë në thellimin e tregtisë dhe rritjen ekonomike në rajon.

Yu theksoi se transporti i sigurt dhe i qëndrueshëm përbën një paketë investimesh që ndihmon vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me Bashkimin Evropian. “Ky program lehtëson qarkullimin në pikat e kalimit kufitar dhe digjitalizon sistemet e transportit. Faza e parë e tij, me vlerë 18 milionë euro, tashmë ka 89% të fondit në zbatim, ndërsa gjithashtu shfrytëzon 219 milionë euro nga Banka Botërore për lidhjen e transportit rajonal, duke mundësuar investime më të mëdha në infrastrukturë,” tha ajo.

Drejtoresha vlerësoi bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, Drejtorinë për Zgjerimin dhe komunitetin e transportit, duke theksuar se qëllimi është forcimi i bashkëpunimit dhe sjellja e më shumë investimeve në rajon.

Programi Lehtësimi i Transportit 2 është një shembull konkret i mbështetjes së rajonit dhe integrimit të tij në BE, duke synuar një rrjet transporti më të sigurt, digjital dhe efikas për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…