Sadushi në Hagë: Integriteti ynë, përgjigja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, po merr pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian që po mbahet në Hagë, Holandë, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit.


Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, po merr pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian që po mbahet në Hagë, Holandë, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Dineke de Groot, si dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Francës Christophe Soulard, midis të tjerave, shprehën edhe një herë ngushëllimet për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar dhe mbështetur deklaratën e Kryetarit Sadushi, se drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës.

Sadushi, në qëndrimin e tij të paraqitur përpara rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, falënderoi të gjithë anëtarët e tij për mesazhet e solidaritetit të mbërritura gjatë kësaj periudhe, duke nënvizuar se “mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa dhe integriteti ynë janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit, si sulm ndaj shtetit të së drejtës”.

Gjithashtu, Sadushi, në Sesionin II që iu kushtua rolit të mediave sociale në pavarësinë gjyqësore, në diskutimin e tij përmendi sfidat për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit në epokën dixhitale, ndikimin e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në procesin vendimmarrës, si dhe domosdoshmërinë që drejtësia të ndërtojë një zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz në mbrojtje të integritetit institucional dhe rritjes së besimit të publikut te drejtësia.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…