Rama: Mikrosigurime për të zgjeruar mbulimin e familjeve dhe biznesit të vogël

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e zgjerimit të mbulimit me sigurime te biznesi i vogël dhe familjet me të ardhura të ulëta.


Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e zgjerimit të mbulimit me sigurime te biznesi i vogël dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, që zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit, në Tiranë, Rama u shpreh se mikrosigurimet mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Në rastin e Shqipërisë, Kryeministri theksoi se pavarësisht përpjekjeve për mbulim më të mirë me sigurime, ende shumë familje dhe biznese të vogla mbeten pa mbrojtjen e nevojshme.

Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret, tërmetet, sipas Kryeministrit, mund të shkatërrojnë vite pune të mundimshme duke i lënë ata të pambrojtur.

“Rruga përpara është e qartë. Na duhet të zgjerojmë rrjetat tona të sigurimit për të përfshirë më shumë individë, sektorë dhe lloje rreziqesh dhe të sigurohemi që këto zgjidhje të mund të merren nga gjithkush”, shtoi Rama.

Rama theksoi se “ana pozitive e kësaj tabloje të zymtë është se ka zgjidhje dhe po dalin platforma digjitale që po na fuqizojnë për të zgjeruar shtrirjen tonë, sidomos për komunitete të nënshërbyera”.

“Evoluimi i vazhdueshëm digjital që po kalojmë synon të krijojë tërheqje më efikase, më të aksesueshme, përfshi sigurimet. Detyrimi ndaj qytetarëve tanë është që t’i ndihmojmë t’i shohin sigurimet si një pjesë thelbësore jetës së tyre dhe si një investim në të ardhmen e tyre”, shtoi Rama.

Strategjitë novatore të sigurimeve, sipas tij, ofrojnë premtimin e rezistencës për të gjithë.

“Nisma si mikrosigurimet mund të ndihmojnë në zgjerimin e mbulimit duke përfshirë bizneset e vogla dhe individët me të ardhura të ulëta, duke lidhur ngushtë sigurinë shoqërore me zgjidhjet e orientuara nga tregu. Kur bëhet me sukses sigurimi gjithëpërfshirës, garanton siguri”, shtoi Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se harmonizimi i politikave mes vendeve ndërton një përgjigje më të fortë ndaj krizave.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…