Rama: Marrëveshje me BE-në për të hyrë pa të drejtë vetoje, të përfaqësohemi nga komisari evropian italian

Në Romë u zhvillua sot mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Itali, ku edhe u nënshkruan 16 marrëveshje.


Në Romë u zhvillua sot mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Itali, ku edhe u nënshkruan 16 marrëveshje.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama u ndal tek procesi i integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, teksa theksoi se do të “ishte qershia mbi tortë”, që të përfundonin negociatat teknike në 2028-ën, kohë në të cilën Italia do të marrë drejtimin e Presidencës së BE-së.

“Për ta mbyllur, do doja të shtoja që po, do të ishte me te vërtetë qershia mbi tortë nëse në vitin 2028, vit në të cilin Italia do të marrë kryesinë e Këshillit Europian dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë atë të kryeministrit të Italisë dhe atë presidentit të Këshillit Europian, po qeshni, por koha do të kalojë dhe do ta shihni që unë kam gjithmonë të drejtë.

“Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një veteran besoj se nuk gaboj. Dhe kështu pasi të kemi përfunduar negociatat teknike, në fund të 2028-ës do të mund të nisim puënën për negociatat politike. Nëse duke nisur punën për këto negociata përgjegjësia do të jetë e Giorgias, do të thotë për ne që do të jemi në duart më të mira të mundshme që të mund të hapim atë derë e cila qëndron e mbyllur prej nesh prej qindra vitesh”, tha Rama.

Rama theksoi se Shqipëria është gati që të nënshkruajë një marrëveshje me Bashkimin Evropian që të mund të përfaqësohet nga një komisar evropian italian.

“Dhe ne, siç thashë edhe gjatë mbledhjes, e kam thënë këtë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Ne jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane dhe nuk kemi asnjë qëllim, asnjë mendje të vendosim veto dhe do të thotë që jemi gati të nënshkruajmë që mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian. Do të ishte shumë të të kishim ty komisar për të njëjtin vend pasi jemi i njëjti vend”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…