Projektbuxheti 2026, Sala: 4 miliardë lekë për investime në Shëndetësi

Shëndetësia dhe mbrojtja Sociale merr peshën kryesore në projektbuxhetin e vitit 2026 me 820 milionë euro, me një rritje prej 20 milionë euro nga viti i kaluar.


Shëndetësia dhe mbrojtja Sociale merr peshën kryesore në projektbuxhetin e vitit 2026 me 820 milionë euro, me një rritje prej 20 milionë euro nga viti i kaluar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala bëri të ditur se 4 miliardë lekë të buxhetit të vitit 2026 do të shkojnë për investime.

Gjatë një vizite në Spitalin Rajonal në Korçë, Sala tha se “jam shumë e gëzuar që një pjesë e investimeve do të shkojnë për spitalin e ri që do të bëhet”.

“Me spitalin e ri të Korçës, urgjencën e Durrësit, spitalet bashkiake të Matit e Tropojës dhe të tjera me radhë akoma do të vazhdojnë intensivisht edhe investimet në modernizimin e infrastrukturës spitalore, me objektivin e qartë dhe të shpallur që në Shqipëri në 2030, asnjë strukturë e shërbimit shëndetësor të mos jetë jashtë standardeve të Bashkimit Europian”, shkruan ministrja.

Fondet për buxhetin e vitit 2026, mbulojnë të gjithë zinxhirin e shërbimit, nga kujdesi parësor te ai spitalor, me një bosht politikash që synon rritjen e kosto-efektivitetit të listës së barnave dhe pajisjeve të rimbursueshme, në mënyrë që çdo lek të kthehet në rezultat shëndetësor për pacientin.

Burimi ATSH

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…