Rikonstruktohet spitali i Krujës, Sala: Menaxhimi i mirë, garanci për shërbimin e duhur ndaj pacientëve

Rreth 60 mijë banorë të bashkisë së Krujës tashmë do të marrin shërbim shëndetësor cilësor, në kushte moderne, pas përfundimit të plotë të rikonstruksionit dhe pajisjes me aparatura të reja të spitalit bashkiak “Stefan Gjoni”.


Rreth 60 mijë banorë të bashkisë së Krujës tashmë do të marrin shërbim shëndetësor cilësor, në kushte moderne, pas përfundimit të plotë të rikonstruksionit dhe pajisjes me aparatura të reja të spitalit bashkiak “Stefan Gjoni”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit të ambienteve të reja të këtij spitali theksoi rolin e shërbimit shëndetësor cilësor pranë vendbanimit.

“Investime të tilla, me kushte shumë më të mira pune për mjekët dhe infermierët, dhe pajisje të standardeve të larta, jo vetëm krijojnë mundësinë që qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor në vendbanimin e tyre, por gjithashtu ulin ndjeshëm mbingarkesën në spitalet universitare apo ato rajonale. Shtimi i stafit mjekësor dhe kushtet moderne kërkojnë tani menaxhim të mirë, sepse një menaxhim i mirë sjell rezultatin e duhur tek pacientët”, u shpreh ministrja Sala.

Krahas kujdesit shëndetësor dinjitoz për banorët e rajonit, këto investime ndihmojnë mbi të gjitha në përmirësimin e shërbimit në zonat turistike, mes tyre edhe Kruja, ku vetëm për muajt janar – tetor 2025, numri i turistëve ka arritur në 400 mijë.

Rikonstruksioni i spitalit të Krujës është investim i MSHMS-së në bashkëpunim me Bankën Botërore, duke sjellë një sërë përmirësimesh që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit spitalor.

Investimi përfshin krijimin e dhomave të triazhimit për menaxhimin e urgjencave mjekësore; integrimin e maternitetit me spitalin; zgjerimin e gamës së analizave dhe ekzaminimeve laboratorike dhe pajisjen me aparatura moderne si Digital X-Ray, ECG, Holter etj.

Me një kapacitet prej 84 shtretërish dhe infrastrukturë tërësisht të transformuar, spitali Bashkia “Stefan Gjoni”, ofron shërbime të specializuara radiologji, kirurgji e përgjithshme, pediatri, obstetri gjinekologji, urgjencë mjekësore etj.

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…