Sala: Grup pune për përmirësim të sektorit farmaceutik, tolerancë zero ndaj abuzimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala, zhvilloi një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi forcimin e dialogut dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e këtij sektori jetik.


Angazhimi i përbashkët për garantimin e aksesit të sigurt dhe të kontrolluar në barna, do të mundësojë jo vetëm mbulimin e vazhdueshëm, por edhe forcimin e standardeve të cilësisë dhe transparencës për qytetarët shqiptarë.

Me këtë fokus, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala, zhvilloi një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi forcimin e dialogut dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e këtij sektori jetik.

“Jemi të vetëdijshëm që sektori ka sfida e nevoja për përmirësime. Do të ngremë një grup pune për të analizuar e përmirësuar sektorin e farmaceutikës, për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët”, tha Sala.

Ministrja Sala tha se po punohet për një mjedis transparent dhe të parashikueshëm, ku bizneset të ndihen partnerë të vlerësuar, të mbështetur dhe të barabartë, ndërsa parlajmëroi tolerancë zero ndaj abuzuesve.

Takimi me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës vjen një ditë pas mbledhjes që ministrja Sala zhvilloi me Shoqatën e Përfaqësive Farmaceutike, në kuadër të një bashkëpunimi afatgjatë dhe produktiv, ku zëri i industrisë dëgjohet dhe përfshihet në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.

Përmes bashkëpunimit me industrinë e farmaceutikës, synohet përmirësimi i politikave të barnave, si dhe rritja e eficiencës dhe transparencës në çdo hallkë të zinxhirit të furnizimit.

Qëllimi afatgjatë është krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm farmaceutik, ku inovacioni, cilësia dhe përgjegjshmëria ecin krah për krah në shërbim të shëndetit publik.

Burimi ATSH

Rama: Trefishim i aplikimeve për startup-e, qeveria mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë dhe mbështetja nga Qeveria për të rinjtë që kanë ide zhvillimi…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Trefishim i aplikimeve për startup-e, qeveria mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë dhe mbështetja nga Qeveria për të rinjtë që kanë ide zhvillimi…