Rama: Kosova Republikë, nuk ka probleme territoriale me asnjë vend

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Londra se Kosova për të qenë e suksesshme duhet ta harrojë Serbinë dhe të vazhdojë me përmbushjen e kritereve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në dialogun me Beogradin zyrtar.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Londra se Kosova për të qenë e suksesshme duhet ta harrojë Serbinë dhe të vazhdojë me përmbushjen e kritereve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në dialogun me Beogradin zyrtar.

“Mendimi im është i mirënjohur, dhe unë mendoj që të jetë e suksesshme Kosova duhet ta harrojë Serbinë dhe të përmbushë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian pavarësisht nga Serbia”, tha Rama.

“Pra, ata të përmbushin çdo pikë dhe pastaj t’ia lënë topin në fushë Serbisë. Dhe të ecin përpara drejt Europës, duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe jo ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në një çështje fajësimi midis të dyjave. Ky është mendimi im modest. Unë respektoj plotësisht atë çfarë vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për popullin dhe vendin e tyre”, tha Rama, në panelin e Chatham House në Londër me temë: “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku u pyet për pozitën e Kosovës në Ballkan dhe për përparimin e saj si shtet drejt anëtarësimit në BE.

Kryeministri Rama tha se, “nuk shoh çështje territoriale midis Kosovës dhe askujt tjetër. Territori i Kosovës është i përcaktuar. Kosova është Republikë, një shtet i ri demokratik i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga 5 vende në BE. Në këtë drejtim, nuk shoh problem”.

“Nga ana tjetër është detyra e Kosovës, i takon asaj që të shtyjë përpara dhe të bindë pjesën tjetër për pozicionin e konsoliduar sa i takon vlerave në botën demokratike dhe në BE”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

KKIE takim ndërgjegjësues për rolin e Kuvendit në negociatat me BE-në

Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Shërbimit të Edukimit Qytetar dhe Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Shkup.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

KKIE takim ndërgjegjësues për rolin e Kuvendit në negociatat me BE-në

Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Shërbimit të Edukimit Qytetar dhe Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Shkup.