Rijetësimi i “Asllan Rusit”, Gonxhja: E kthejmë sportin në prioritet të zhvillimit kombëtar

Në Tiranë po zhvillohet sot Konkursi Ndërkombëtar për Rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku gjashtë skuadrat finaliste prezantojnë për jurinë projektidetë arkitekturore.


Në Tiranë po zhvillohet sot Konkursi Ndërkombëtar për Rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku gjashtë skuadrat finaliste prezantojnë për jurinë projektidetë arkitekturore.

I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili tha se, pallati i sporteve shkon përtej një godine, pasi ai është një pjesë e historisë sonë, një hapësirë ku janë rritur breza të tërë sportistësh dhe ku sporti ka bashkuar njerëz, familje, ngjarje dhe komunitete.

“Me ringjalljen e “Asllan Rusit”, ne synojmë të krijojmë një arenë të vërtetë për sportet e sallës, një hapësirë unike bashkëkohore, të sigurt e funksionale, që do të shërbejë për garat më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe për sportin masiv dhe komunitetin qytetar, fare pranë zemrës së Tiranës, kryeqytetit metropolitan”, u shpreh kreu i MTKS, Gonxhja.

Projekti është pjesë e një vizioni të qeverisë shqiptare për modernizimin e infrastrukturës sportive, duke kthyer sportin në prioritet të zhvillimit kombëtar.

“Ne e dimë mirë se sporti nuk formon vetëm atletë, por qytetarë më të mirë”, u shpreh ministri Gonxhja, duke theksuar se kjo hapësirë do të jetë edhe një vend ku fëmijët do të mësojnë të dashurojnë sportin, ku familjet do të mblidhen për të ndjekur aktivitete, ku komunitetet do të gjejnë hapësirë për bashkëjetesë e energji pozitive.

Në fjalën e tij, ministri i MTKS, ka përmendur dhe lidhjen e sportit me zhvillim ekonomik: gjenerim të punësimit, turizmit, rritjen e të ardhurave për bizneset dhe ekonominë lokale e tjerë.

Ministri kujtoi dhe arkitektin vizionar Koço Miho, duke thënë se në vitin 1963, kur u ndërtua “Asllan Rusi” u konsiderua një nga objektet më të avancuara të kohës.

Gonxhja premtoi angazhim të palëkundur që çdo qytet, çdo shkollë dhe çdo komunitet të ketë hapësira të denja për të bërë sport.

“Sporti, si një nga kulturat më universale dhe të pazëvendësueshme të njerëzimit, kërkon mbështetje të jashtëzakonshme, ndaj edhe ndjehem krenar për kontributin konkret për këtë model partneriteti që materializon një arenë të re, multifunksionale, me certifikim nga federata ndërkombëtare si EHF, FIBA, e tjerë, me kapacitet rreth 6000 spektatorë, që do të shtohet në hartën e qyteteve që vrapojnë, garojnë, që ofrojnë turizëm sportiv dhe evente ndërkombëtare”, u shpreh ministri Blendi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…