Rezultatet pozitive në anketimin TALIS, Rama: Motivim për t’i mbështetur mësuesit edhe më shumë

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të rezultateve Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Shqipëria ka dalë me shumë sukses.


Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot një lajm të bukur faktin se mësuesit shqiptarë renditen mirë në klasifikimin e vendeve të OECD.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të rezultateve Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Shqipëria ka dalë me shumë sukses.

Kryeministri i konsideroi rezultatet e këtij anketimi një motivim të madh për mësuesit dhe një shtysë të madhe për t’i mbështetur ata edhe më shumë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për prindërit në radhë të parë që në një anketim prestigjioz mes 55 sistemeve arsimore në BE dhe në Europë, mësuesit tanë kanë dalë mirë. Patjetër që kjo është në radhë të parë merita e tyre, por nga ana tjetër edhe pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë së bashku dhe mbështetjes që jemi përpjekur t’i japim mësuesve në vazhdimësi”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se kjo është një anketë shumë sfiduese, e cila në radhë të parë reflekton motivimin e mësuesve dhe dëshirën për profesionin.

“Ndihem krenar për faktin që me një anketë kaq sfiduese keni dalë në rezultate domethënëse pozitive dhe në një grup vendesh që nuk janë vende të dorës së dytë”, tha Rama.

Anketa sipas tij, tregon të dhëna pozitive shumë inkurajuese lidhur me përdorimin e teknologjisë, e cila është më e lartë se sa mesatarja e të gjitha sistemeve të marra së bashku.

“Në këtë anketim po ashtu na vjen mirë të shohim që përpjekja që kemi bërë bashkërisht për partneritetin mes shkollës, prindërve dhe nxënësve duke nxitur modelin e shkollës qendër komunitare reflektohet si një element pozitiv”, shtoi Rama.

Një tjetër aspekti evidentuar në këtë anketim, sipas kryeministrit është edhe fakti se mësuesit rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre.

“Kjo mesa duket nuk është rasti në të njëjtin nivel, me një sërë sistemesh mësimore të tjera që janë anketuar. Kjo do të thotë se nuk e bëjnë punën nga halli ose thjesht dhe vetëm se duhet të kenë një pagë dhe të jetojnë, por e bëjnë si një punë që e kanë zgjedhur si vokacion dhe profesion”, shtoi Rama.

Kryeministri veçoi si objektiv mbështetjen e mësuesve të rinj dhe uljen e ngarkesës së punës në funksion të rritjes së cilësisë.

“Po ashtu ka një shqetësim që ne nuk na gjen të papërgatitur që reflektohet edhe në anketim ku një pjesë e mësuesve të rinj nën 30 vjeç, raportojnë që mund ta lënë profesionin nëse nuk do të ndihen të mbështetur mjaftueshëm. Ky është një sinjal që ne e marrim shumë seriozisht”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi po ashtu se zhvillimi profesional dhe edukimi në vazhdim i mësuesve mbeten prioritet ashtu sikurse edhe reforma kurikulare e arsimit parauniversitar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…