Karçanaj pret kryebashkiakun e Nju-Jorkut: Shqipëria po bëhet shembull në përdorimin e IA në qeverisje

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në një takim kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut, Eric L. Adams


Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në një takim kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut, Eric L. Adams, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente dhe rolin transformues të Inteligjencës Artificiale (IA) në administratën publike.

Gjatë takimit, Karçanaj prezantoi disa prej zgjidhjeve inovative që po zbatohen në Shqipëri, përfshirë Asistentin Virtual të platformës e-Albania, i cili në vetëm 9 muaj ka regjistruar mbi 972 mijë ndërveprime me qytetarët.

Në prani të kryebashkiakut Adams u realizua edhe një demonstrim i drejtpërdrejtë i Asistentit Virtual, si shembull i aplikimit të suksesshëm të IA-së në ofrimin e shërbimeve publike.

Karçanaj theksoi gjithashtu përdorimin e Inteligjencës Artificiale për transpozimin e legjislacionit të BE-së, që e redukton analizën e një akti në vetëm tre minuta me saktësi mbi 96%, si dhe për përmirësimin e sigurisë kibernetike, ku mbi 60% e incidenteve trajtohen automatikisht pa ndërhyrje njerëzore.

Një tjetër risi është platforma e-Prokurime, e zhvilluar në bashkëpunim me Bankën Botërore, e cila do të përdorë IA për asistencë në përgatitjen e dokumentacionit, përcaktimin e fondeve limit dhe vlerësimin e ofertave.

Kryebashkiaku Adams shfaqi interes për zgjidhjet digjitale të aplikuara në Shqipëri, duke i vlerësuar si modele të përshtatshme për qytete të mëdha si Nju-Jorku.

“Shqipëria po shndërrohet në një shembull suksesi për përdorimin e teknologjisë në shërbim të qytetarëve. Vazhdojmë të ndajmë eksperiencat dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me liderë vizionarë, për një të ardhme më të zgjuar dhe më të drejtë”, u shpreh Karçanaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Presidenti Bajram Begaj, dhe Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella, pritën së bashku sot, në Pallatin Quirinale, kryetarët e të…

Global 360

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog i dorëzoi zyrtarisht sot mandatin liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Presidenti Bajram Begaj, dhe Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella, pritën së bashku sot, në Pallatin Quirinale, kryetarët e të…