Veliaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave, u bë me propozimin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor


Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Në ankimin e tij theksohet se “Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të”.

Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

“Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues. Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim. Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore interpretohet vetëm brenda kornizës së nenit 115 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e Veliajt.

Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave, u bë me propozimin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Këshilli bashkiak votoi me 50 vota pro miratimit të propozimit për shkarkimin nga detyra të Veliajt.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula u prit në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…