Ristani: Falë investimeve, Tirana sot është destinacion i njohur ndërkombëtarisht

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, në fjalën e mbajtur në konferencën “Qeveritë vendore dhe reformat e decentralizimit”, theksoi rëndësinë e reformës territoriale të vitit 2015 dhe ndikimin e saj në zhvillimin e qeverisjes lokale dhe forcimin e buxhetit të kryeqytetit.

Ristani u shpreh se ndryshimet e shpejta që po ndodhin në Shqipëri janë të dukshme, duke e kthyer Tiranën në një qytet të njohur ndërkombëtarisht.

“Reforma territoriale e vitit 2015 ishte një ndryshim rrënjësor. Ajo e revolucionarizoi mënyrën se si njerëzit mendonin për qeverisjen lokale dhe i dha një formë dhe fuqizim asaj ideje që ishte thjesht në teori deri atëherë. Po të kishim 365 bashki, nuk mund të kishe vërtet mundësi për të bërë diçka në një vend me më pak se 3 milionë banorë. Tani Tirana mund të realizojë projekte të mëdha dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve. Ky ndryshim është rezultat i decentralizimit, i cili na dha mundësinë të menaxhojmë më mirë shërbimet dhe të krijojmë burime të reja financiare”, tha ajo.

Ristani u shpreh se falë investimeve të bëra, Tirana është kthyer sot në një qytet të njohur ndërkombëtarisht.

“Tirana ka kaluar nga një qytet i panjohur në vitin 1995, në një destinacion të njohur ndërkombëtarisht. Kjo është diçka që nuk mund ta imagjinonim 30 vjet më parë. Por tani, mund të themi me krenari: Tiranën e njihni, po ju them që do të kaloni një fundjavë këtu dhe askush nuk do të bëjë fytyra të çuditshme”, tha Ristani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia