Ekipi shqiptar i Emergjencave Civile në stërvitjen e NATO-s në Bullgari

Në stërvitjen komplekse të NATO-s “Emergency Management Bulgaria 2025” efektivët nga 18 vende anëtare dhe partnere të NATO-s u ushtruan së bashku për të forcuar aftësinë e tyre për të menaxhuar emergjencat komplekse në një mjedis sfidues sigurie.


Ekipi shqiptar i përbërë nga 23 profesionistë civilë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile (AKMC) dhe ushtarakë nga Njësia USAR e Forcave të Armatosura morën pjesë në stërvitjen komplekse të NATO-s “Menaxhimi i Emergjencave Bullgari 2025”.

Në këtë stërvitje nga 8-11 shtator në qytetin Montana të Bullgraisë morën pjesë mbi 1 000 efektivë nga 18 vende anëtare dhe partnere të NATO-s.

Në kuadër të kësaj stërvitje u zhvillua edhe “Dita e Vizitorëve VIP”, ku Shqipëria u përfaqësua nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes civile (AKMC), Haki Çako, Komandanti i Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), Gjeneral Bilbil Bitri, si dhe komandanti i Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra,.

Drejtuesit e lartë vizituan ekipin shqiptar pjesëmarrës në stërvitje të përbërë nga 23 profesionistë civilë nga AKMC dhe ushtarakë nga Njësia USAR e Forcave të Armatosura.

Të kompletuar me pajisje moderne, mjete logjistike dhe kapacitete operacionale, ndër të cilat spikatën Qendra e Lëvizshme Operacionale e AKMC-së dhe ekipi i kërkim-shpëtimit të FA, ata bashkëpunuan me ekipet e vendeve të tjera të NATO-s dhe partnere, duke demonstruar kapacitetet kombëtare për të operuar në të njëjtat standarde për menaxhimin e emergjencave.

Në stërvitjen komplekse të NATO-s “Emergency Management Bulgaria 2025” efektivët nga 18 vende anëtare dhe partnere të NATO-s u ushtruan së bashku për të forcuar aftësinë e tyre për të menaxhuar emergjencat komplekse në një mjedis sfidues sigurie.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë…