Balluku: Agroturizmi “Bukë e Verë” pasuron hartën turistike të Shqipërisë

Qeveria shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit.


Qeveria shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi nga agroturizmin “Bukë e Verë”, duke përcjellë një shembull suksesi, të investimit të familjes Kaçorri.

Zvkryeministrja Balluku u shpreh se “pas kantinës së ekselencës “Arbëri”, që na përfaqëson tashmë nëpër botë, po hedh një hap tjetër të rëndësishëm. Agroturizmi “Bukë e Verë” është destinacioni më i ri që pasuron hartën tonë turistike”.

“Ndërtuar me kujdes e shije, kjo sipërmarrje që çeli së fundmi dyert, e vendos edhe Rrëshenin në listën e vendeve që duhet vizituar e njohur nga vizitorët shqiptarë e të huaj”, tha Balluku.

Sipas Ballukut, Shqipëria turistike po konsolidohet çdo vit e më fortë, falë edhe punës dhe iniciativave private, të shtrira tashmë jo vetëm në bregdet.

Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%, ndërsa për zonat malore mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve.

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…