Nis faza e dytë e rivlerësimit të punonjësve të AKU, Denaj: Procesi do të vijojë me reformën institucionale

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur fazë e dytë të rivlerësimit të burimeve njerëzore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur fazë e dytë të rivlerësimit të burimeve njerëzore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

275 inspektorë të AKU-së po i nënshtrohen testimit dhe intervistave individuale që do të vijojnë deri më 5 shtator.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se “kjo pjesë e reformimit institucional në rrugën e ngritjes së Inspektoratit Qendror, do të ndajë në mënyrë të arsyeshme kush i plotëson e kush jo kriteret e qëndrimit në detyrë, në rrugën e sfidës madhore për Shqipërinë 2030 në BE”.

“Në kuadër të porosisë së drejtpërdrejtë të Kryeministrit Edi Rama për të rivlerësuar burimet njerëzore të AKU-së jemi sot në UBT, së bashku me kryetarin e komisionit të posaçëm dhe rektorin për të vlerësuar një fazë të dytë shumë të rëndësishme të këtij procesi, fazën e testimit, e cila do të shoqërohet gjatë javës që vjen me intervista individuale”, u shpreh Denaj.

Ministrja theksoi se ky proces i rivlerësimit të personelit ka nisur menjëherë me krijimin e komisionit të posaçëm në përbërje të së cilit janë 3 profesorë të UBT-së dhe dy përfaqësues të ministrisë.

“Ky është një proces i rëndësishëm ku cilësia e personelit, përshtatshmëria me profilin, vlerësimi i punës së tyre në vite, por njëkohësisht edhe përgatitja e tyre akademike të jetë në themel të një rritje cilësore të profilit të punës së inspektorit”, shtoi Denaj.

Ministrja siguroi se ky është një proces që do të vijojë edhe me reformën institucionale të nisur tashmë me ligjin e ‘Inspektoratit’, i cili ka hyrë në fuqi në muajin maj të këtij viti dhe që parashikon përgatitjen e një institucioni qendror që do të përthithë 3 institucione brenda MBZHR. Me një staf të kualifikuar ku jo vetëm përgatitja akademike, por edhe cilësia e personelit të jetë konform kërkesës për të garantuar sigurinë ushqimore dhe një bashkëbisedimi të drejtë me bizneset”, shtoi ministrja.

Denaj theksoi se “ky është një proces i rëndësishëm pjesë e procesit të integrimit në BE”.

Pedagogu i UBT-së, Ilir Kristo u shpreh se “jemi përpjekur që maksimalisht të arrijmë një vlerësim sa më të pavarur dhe sa më të thellë të gjithë trupës”. “Kemi analizuar shumë probleme, është një indikator i performancës. Ligji bazë i Inspektoratit, ligji i Ushqimit dhe ligji i Mbrojtjes së bimëve janë në themel të këtij testimi”, tha ai.

Denaj falënderoj rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku për bashkëpunimin, i cili sipas saj duhet zgjeruar më tej.

Nga ana e tij, rektori Sallaku theksoi se “ky proces që po ndodh sot është konsideruar si përgjegjësi nga UBT dhe vlerësim”.

“Jam këtu për të garantuar se UBT është përpjekur që ditën e parë, kemi vendosur njerëzit më me integritet dhe profesionalizëm të njohur në fushat e veta të ekspertizës. Ajo që ne po kryejmë është në vazhdën e asaj që kemi edhe me Universitetin BOKU të Vjenës, ku krahas procesit të mësimdhënies jemi fokusuar në këto lloj ushtrimesh”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…