Shpëtohen 14 turistë huaj, u bllokuan në “Kanionin e Langaricës” në Përmet

Punonjësit e Policisë ndihmuan 14 turistë nga Franca dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.


monumentin e natyrës “Kanioni i Langaricës” u shpëtuan sot 14 turistë nga Franca, të cilët kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës.

“Punonjësit e Policisë ndihmuan 14 turistë nga Franca dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut”, njofton Policia.

“Në vendin e quajtur “Ura e Dashit”, 14 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre”, vijon njoftimi.
“Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord”, përfundon Policia e Shtetit njoftimin e saj.

Lexo më shumë nga

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.