Me poetin dhe shkrimtarin Marash Mirashi , në promovimin e romanit të tij të mrekullueshëm “Brirët”, një rrëfim alegorik për “Republikën e Babzilandit”, një tregim surrealist me nota të theksuara sarkastike të një republike imagjinare, por lehtësisht të referueshme. Ky është romani i parë i gazetarit Mirashi, pas katër vëllimeve poetike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik në Ksamil, një nga perlat e bregdetit shqiptar.


Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik në Ksamil, një nga perlat e bregdetit shqiptar, i njohur për ujin kristal, natyrën e virgjër dhe pamjet mahnitëse.

“Nga plazhi publik në Ksamil”, shkruan Rama në postimin e tij, duke evidentuar edhe bukuritë natyrore të kësaj zone, e cila prej vitesh është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj.

Plazhi publik në Ksamil është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të garantuar akses të lirë dhe cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, në përputhje me standardet moderne të menaxhimit të vijës bregdetare. Prej muajsh, institucionet ligjzbatuese po ndjekin me vëmendje veprimtarinë e bizneseve në vijën bregdetare për të garantuar respektimin e plazheve publike, duke mënjanuar zaptimin e tyre të padrejtë.

Me një infrastrukturë të përmirësuar dhe pasuri natyrore unike, Ksamil vazhdon të jetë një nga atraksionet kryesore të rivierës shqiptare. Madje, mediet botërore Ksamilin e kanë etiketuar si Maldivet shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama takim me Metsola: Rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Parlamentit Europian për procesin e zgjerimit

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takim me Metsola: Rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Parlamentit Europian për procesin e zgjerimit

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.