Ndryshimet në ligjin “Për tatimet mbi të ardhurat”, regjim i unifikuar dhe progresiv taksimi për të gjitha bizneset

Ndryshimet në ligjin “Për tatimet mbi të ardhurat”, parashikon kthimin e regjimit të tatimeve në një sistem të unifikuar dhe progresiv taksimi për të gjitha bizneset, përfshirë edhe sektorin e teknologjisë së informacionit, akomodimin apo bizneset sezonale.


Ndryshimet në ligjin “Për tatimet mbi të ardhurat”, parashikon kthimin e regjimit të tatimeve në një sistem të unifikuar dhe progresiv taksimi për të gjitha bizneset, përfshirë edhe sektorin e teknologjisë së informacionit, akomodimin apo bizneset sezonale.

Sektori i teknologjisë së informacionit, strukturave akomoduese apo bizneset sezonale, për vite me radhë ka përfituar nga skemat preferenciale, ndërsa sipas ministrisë së Financave, pritet që “politikat preferenciale tatimore të jenë të përkohshme, të targetuara dhe jo diskriminuese për sektorë të tjerë. Trajtimi preferencial për sektorë si akomodimi, IT, apo bizneset sezonale do të hiqet gradualisht”.

Sipas dokumentit zyrtar të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, vetëm për vitin 2022, përjashtimet dhe normat e ulëta tatimore kanë sjellë një mungesë të ardhurash prej mbi 101 miliardë lekësh, ose 4.76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pothuajse 83% e kësaj humbjeje i atribuohet shkallëve të reduktuara të TVSH-së dhe përjashtimeve.

“Tatimi mbi fitimin korporativ në normën 0% për bizneset e vogla përbën burimin e dytë më të madh të humbjeve, duke kontribuar me 0.77% të PBB-së. Këto përjashtime nuk do të jenë të përhershme, ato janë parashikuar të shfuqizohen plotësisht deri në vitin 2029”, deklaron Ministria e Financave.

Reforma tatimore është zhvilluar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe synon të afrojë Shqipërinë me standardet fiskale të Bashkimit Evropian. Mbështetja për startup-et pritet të vazhdojë, ndërsa trajtimi preferencial për sektorët e tjerë do të hiqet hap pas hapi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…