BE, donatori më i madh në Shqipëri me mbi 1,9 miliardë euro ndihmë që nga 2007-a

Në Tiranë u mbajt mbledhja e Komitetit të Monitorimit të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA), një takim i nivelit të lartë i bashkëkryesuar nga Koordinatori Kombëtar i IPA-së dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.


Në Tiranë u mbajt mbledhja e Komitetit të Monitorimit të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA), një takim i nivelit të lartë i bashkëkryesuar nga Koordinatori Kombëtar i IPA-së dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Valentina Superti, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore, vlerësoi progresin e arritur deri tani.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian mbetet donatori më i madh në Shqipëri, me mbi 1,9 miliardë euro ndihmë financiare të dhënë përmes granteve të para-anëtarësimit që nga viti 2007.

Përveç kësaj, BE-ja ka mbështetur investime të përgjithshme prej 4,7 miliardë eurosh që nga viti 2008, ndërsa në vitin 2024 janë angazhuar 197 milionë euro fonde IPA për të ndihmuar Shqipërinë.

Koordinatore Kombëtare e IPA-së dhe drejtore e përgjithshme e Agjencisë, Eridana Çano nënvizoi se Instrumenti i Ndihmës për Para-Anëtarësim nuk është thjesht një mjet financimi, por një motor transformues që nxit ndryshime në mënyrën e qeverisjes, investimeve dhe zhvillimit shoqëror.

Ky instrument, sipas saj, ndihmon në përafrimin me acquis-në e BE-së, modernizimin e institucioneve, ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe promovimin e inovacionit në politikat publike, duke luajtur një rol vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, zëvendësministri i Financave, Andi Mehmeti, i cili është edhe Oficeri i ri Kombëtar Autorizues për fondet IPA, siguroi se Shqipëria është plotësisht e angazhuar në forcimin e kapaciteteve administrative dhe të sistemeve të kontrollit të brendshëm.

Ai përmendi zbatimin e një plani trajnimi për stafin e përfshirë në menaxhimin e fondeve të BE-së, si dhe strategjinë kombëtare kundër mashtrimit, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rruga drejt BE-së kërkon angazhimin e brezit të ri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, zhvilloi…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rruga drejt BE-së kërkon angazhimin e brezit të ri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, zhvilloi…